Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” janë shprehur se do të vijojnë me protesta nëse 15-vjeçari, i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin jashtë ambienteve të shkollës, do të rikthehet në mësim. Ata kërkojnë largimin e tij nga shkolla pasi shprehen se nuk ndihen të sigurt për shkak të rasteve të përsëritua problematike nga ana e tij.

“Ai djali 15 vjeç ka dalë nga shkolla, ka marrë leje dhe ka shkuar n shtëpi që të marrë thikën, ëmë pas ka dashur që djali tjetër t’i afrohet në një vend ku ka qenë pa njerëz të tjerë. Kanë qenë disa bashkëmoshatarë që kanë pasur frikë të futen, por njeri u fut dhe lëndoi dorën. Shkolla ka thënë që ne nuk bëjmë dot gjë se ka ndodhur jashtë shkolle. Ai rast ka ndodhur disa metra afër shkollës. Ne kërkojmë sigurinë tonë dhe drejtësi për atë djalin. Nuk është e drejtë që ai të vijë këtu në shkollë se ne nuk do jemi më të sigurt nëse ai kthehet përsëri këtu. Do të vazhdojmë protestën nëse do të kthehet.”

“Unë me djalin që kishte thikën e kisha në klasë dhe është gjithmonë problematik. Nuk është hera e parë që i bën këto gjëra. Ne e shohim çdo ditë, nuk mendoj se ai ka surrat të vijë më në shkollë.”

“Babai i tij vjen këtu na thotë neve që jemi gënjeshtarë. Vjen këtu dhe i bie xhepit m krenari ndërkohë që ne i themi që leku nuk vlen asgjë”, thanë disa pre nxënësve.