Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në protestë: Na hoqën paketën e higjienës, futemi në grevë nëse s’e rikthejnë

ELBASAN- Një grup invalidësh në Elbasan, para dhe tetralegjik protestuan këtë të mërkurë pranë zyrave e shoqatës. Ata thanë CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. 

Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj.  Me lot në sy, pjesëtarë të shoqatës dhe familjarë të tyre shprehen se me këtë shumë nuk ia dalin të jetojnë.

“Kanë bërë një marrëveshje të fshehë që këtyre personave t’i hiqet higjena sanitare, t’i marrin 160 mijë lekë të vjetra, dhe ta përfitojnë vetëm ata që janë me shtyllë kurrizore.”, u shpreh njëri prej pjesëmarrësve në grevë.

“Jemi mbledhur se na kanë hequr grupin e invaliditet fëmijëve tanë të sëmurë. Fëmijët tanë janë paralegjik dhe tetraplegjik. Fëmijë im as këmbë, as dorë nuk lëviz, po s’e ushqeve nuk e ushqehet. Na i kërkuan te KMCAP Epror në Tiranë, shkuam dhe na kanë ndërruar grupin e invaliditetit. Për këtë kemi ardhur këtë. Do hyjmë në borxh, unë jam pensionist dhe grua  pensionistë , do hyjmë borxh derisa t’i marrin, të shkojë e drejta në vend. I kërkoj ministrisë së shëndetësisë t’i ri kthejë sytë nga grupet e këtyre invalidëve, janë njerëz pa shpresa, shpresa e tyre e vetme është vdekja.”, tha prindi i njërit prej pjesëtarëve të shoqatës së invalidëve.

Protestuesit thanë se do të futen në grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Social Shtetëror.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 14/12/2022 13:52

    Shtet antisocial dhe diskriminues.

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/12/2022 13:50

    Edvin shkjau shqipfolës i pregatit që këta të mjer të emigrojn….mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja