Korçë, plagosi gruan me gërshërë për arsye xhelozie, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

Korçë, plagosi gruan me gërshërë për arsye xhelozie, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

Aleko dhe Manjola Myrtollari

KORÇË- Aleko Myrtollari autori i plagosjes me gërshërë të bashkëshortes së tij Manjola Myrtollari është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në policinë e Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit kur, Aleko Myrtollari pas debateve me bashkëshorten e tij për arsye xhelozie, nxorri nga banesa fëmijët dhe plagosi 38 vjeçaren duke e goditur 4/5 herë me gërshërë në trup dhe më pas ia mbathi nga vendi i ngjarjes.

Manjola Myrtollari ndodhet në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjendja e saj paraqitet kritike. Ndërkohë 46 vjeçari akuzohet për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

Si ndodhi konflikti dhe më pas plagosja e Manjola Myrtollarit

Mbrëmjen e së dielës, Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup.

Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, e më pas është nisur në Tiranë.

Ndërsa autori i krimit, Aleko Myrtollari mundi të arratisej mbrëmjen e së dielës, duke lënë gruan e gjakosur dhe fëmijët në rrugë. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si person që konsumonte alkool.

46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët. Policia e Korçës vijon kërkimet për arrestimin e 46-vjeçarit Myrtollari i cili tentoi ti merrte jetën gruas me gërshërë.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?