Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet si autor i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari pas një konflikti të çastit.

I riu u kap në flagrancë, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  

20-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë),  një 21 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.