Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Nuk shoqëruan për identifikim personin e tretë në makinë, akuzohen për 'shpërdorim detyre' (EMRAT)

Shkoder- Katër policë janë arrestuar sot (20 nentor 2024) nga Autoriteti i Mbikqyrjes Policore në lidhje me atentatin me 4 të vrarë të ndodhur më 30 tetor 2024 në lagjen Dobraç dhe që tronditi qytetin e Shkodrës. Të arrestuarit janë Blerim Kurmekaj, dhe Viktor Logu, policë patrulle në Shkodër dhe Inspektor Julian Sterkaj, dhe Marte Martini, me detyrë policë të Shqiponjave.

Ata janë në akuzë për “shpërdorim detyre” pasi sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Policore (AMP) nuk kanë respektuar procedurat për të siguruar vendin e ngjarjes dhe shoqërimin për identifikim të personave që gjetën sapo mbërritën të vendi i atentatit.

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave. Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit Hamza Lici, dhe Arlind Bushati  si dhe një person tjeter i paidentifikuar, thuhet në njoftimin e sotëm të AMP-së.

Prej ditësh grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve të hetimit, ç’ka nënkupton shpresën për sigurimin e provave për të ngritur akuzë për ekzekutorë dhe porositës të mundshëm. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes me fisin “Bajri”, konflikt që deri tani ka prodhuar më shumë se 20 viktima. Makina “Range Rover Sport” e vjedhur në Durrës dhe e përdorur në atentat është një pikë ku hetuesit janë përqendruar për gjurmimin e hajdutëve, të cilët mund të kenë lidhje direkt me atentatin.

Policet e arrestuar 
1- Blerim Kurmekaj - Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme 'Shqiponja', Shkoder, 45 vjeç 
2- Viktor Logu - Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme 'Shqiponja', Shkoder, 33 vjeç 
3- Julian Sterkaj - Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç
4- Marte Martini, -  Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër 33 vjeç
Ata akuzohen per ''Shpedorim detyre''.

Masakra e 30 tetorit në Shkodër  

Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.
Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha. Në makinë me Licin dhe Arlind Bushatin udhëtonte dhe një person i tretë, që dyshohet se është Ibrahim Lici. Ky I fundit ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.

Viktima te atentatit të 30 tetorit 2024
-Hamza Lici - 23 vjeç vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici
-Arlind Bushati - 32 vjeç - Vdiq pas disa orësh në spital
-Flutura Basha - 56 vjeçe vdiq në vendin e ngjarje
-Bashkim Basha - 67 vjeç, bashkëshorti i Fluturës, vdiq në spital më 3 nentor 2024  

Atentati me 4 viktima, në mesin e të cilëve 2 të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha, vijon të jetë akoma i pazbardhur, ndërsa hetimin për të e ka marrë Prokuroria e Posaçme për grup të strukturuar kriminal. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A L: 23/11/2024 14:21

    Edhe Zoti e shpetoji qe ti shuj ato shushunja gjak pirse

    Përgjigju
  • shkodra: 20/11/2024 17:13

    me vjen shum keq per ibrahim licin qe ka shtetin kundra se ai ska hasem i njohim mir trimat sa dalin kto vet po he por shteti krimit dhe gazetaret e krimit te bandes bajri qe mundohet te bajn mediatike kush a personi in3 dhe jo kush jan viktimat!!!! kjo asht kulmi me vjen keq per ibrahimin qe a tu i perballu i vetem kto gjana 1 tek person kundra tanve e rujt zoti ku do qe te jet rrespekte

    Përgjigju
  • Shqiperi te Kam dhjere: 20/11/2024 15:45

    Nuk te mora vesht njehere. Po kto kriminelet a po I kerkon kush ne ate hale vendi duket sikur eshte faji I viktimave qe Jane vrare

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/11/2024 14:45

    Ky juliani e ka njoft mir se me grupe rrin tan diten e ban si i fort

    Përgjigju
  • Bim: 20/11/2024 14:40

    e dijn qe nuk kane asnje mbrojtje nga shteti nqs e arrestonin Ibrahim Licin dhe kane bere sikur nuk e njihnin dhe per fat te keq mundem me thene qe mire kane bere

    Përgjigju
  • heh: 20/11/2024 14:40

    ske ca i ban gomarit, i bjen samarit, ca fajit kane te shkretet???

    Përgjigju
  • Att: 20/11/2024 14:38

    SKANDAL SKANDAL SKANDAL U ben 3 jave qe ka ndodh ngjarja dhe asnji informacion per autoret e ngjarjes, ma shume merren me viktimat se sa me autoret. Shtet i lidhur me Bajrat. Ju vraftë zoti.

    Përgjigju
  • xXx: 20/11/2024 14:34

    Kur nuk ke ça i bën gomarit,i bie samarit...Shtet i mbaruar...

    Përgjigju
  • shkodrani: 20/11/2024 14:32

    Po vrasesit a u arrestuen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?