Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet dhëndri 27 vjeçar në Vlorë! Babë e bir në spital, djali në gjendje të rëndë transportohet te ‘Trauma’

Është arrestuar në Vlorë autori i plagosjes me thikë të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çole”. Në pranga ka rënë 27 vjeçari Rildi Kocja i cili pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy. 

Vetëm pas një ore kërkimesh nga policia, është bërë i mundur arrestimi i 27 vjeçarit. Gjendja e 61 vjeçarit, Xhevdet Braushi paraqitet e stabilizuar ndërsa djali i tij, Albion Braushi mësohet të jetë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë ditën e sotme, Albion Braushi është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranëpër shkak se gjendja e tij paraqitet tepër kritike për jetën.

Banorët e zonës, deklaruan se i kishin gjetur babë e bir në trotuar dhe më pas i kishin dërguar në spital, duke theksuar se 30 vjeçari, kishte 10 plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në trup. Ata i kanë përshkruar të plagosurit si njerëz të qetë pa probleme. Babai dhe djali i tij jetonin më vete dhe ndodheshin në gjendje të jo të mirë ekonomike.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
VIDEO/ ‘Mos ma kujto se më dridhet trupi’, banorët të tronditur nga plagosja e babë e bir në Vlorë, njollat e gjakut në rrugën ku u sulmuan me thikë nga dhëndri

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja e plagosjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 27 vjeçari ka plagosur me thikë vjehrrin e tij Xhevdet Braushi dhe kunatin, Albion braushi i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Siç shihet në pamjet e siguruara, ka ende njolla gjaku nga sulmi me thikë. Sipas dëshmitarëve Albion Braushi ka marrë 10 goditje me thikë dhe për pasojë ka humbur shumë gjak. Banorët shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ndërsa shprehen se babë e bir jetonin vetëm dhe shisnin rroba të përdorura në një trotuar.

E pyetur për ngjarjen e ndodhur, një prej të moshuarave shprehet e tronditur: Mos ma kujtoni më se më dridhet trupi!

Ora 10:07
U godit 10 herë me thikë, transportohet drejt spitalit të Traumës 30 vjeçari që u sulmua nga kunati i tij në Vlorë

1670188005_henidri.JPG

Njëri prej të plagosurve me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Çole pikërisht 30 vjecari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Plagët e marra në trup janë kritike për jetën Është nisur për një mjekim më të specializuar.

Edhe babai i tij 62 vjecari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por nuk mund të paraqitet as ky i fundit si jashtë rrezikut për jetën pasi plagët në trup janë të mëdha. Autori i sulmit, Rildi Kocja dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmb.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë