Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për shtetasin Redon Uka, i akuzuar për “vrasje për gjakmarrje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. 

Ky shtetas akuzohet se në 20 dhjetor të vitit 2013 ka tentuar të vrasë shtetasin Gafurr Kadriu, pasi në vitin 2011, djali i të dëmtuarit ka plagosur me armë zjarri të pandehurin Redon Uka dhe vëllain e tij. 

Shtetasi Redon Uka i ka qëlluar tre herë më pistoletë të dëmtuarit Gafurr Kadriu, duke e plagosur rëndë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)