Plagosi vjehrrit pas një konflikti
arrestohet 24-vjeçari në Shkodë

Plagosi vjehrrit pas një konflikti<br />arrestohet 24-vjeçari në Shkodë
Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin Mikel Thani, i cili në datën 30 dhjetor, të vitit të kaluar pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën si dhe mbesën e tyre 12 vjeçe.  

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin në banesën e tij ne fshatin Plan, komuna Pult. Në momentin e ndalimit ju gjet dhe një arme zjarri automatik me një karikator me fishekë e cila mendohet se është përdorur nga Mikel Thani për plagosjen.

Sipas policisë 24-vjeçari ka qenë i dënuar me pare për disa vepra penale kundër jetës dhe shëndetit. Mikel Thani ka qenë i fejuar me vajzën e Vat dhe Gjyste Guri, ndërsa një konflikt mes tyre në datën 30 dhjetor ka bërë që 24-vjeçari të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë drejt banesës së tyre.

Nga plumbat kanë mbetur të plagosur Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri. 

 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë