Të arrestuarit nga kontrolli iu gjet në trup një krehër pistolete zastava me fishekë. Aktualisht po kërkohet nga policia personi tjetër si dhe arma që ata mbanin me vete e cila dyshohet të jetë hedhur në ndonjë kanal në zonë.
Të plagosur ditën e djeshme nga konflikti mbetën Renato Hoxha dhe Gjon Pelivani. Florjan Musaj dhe Gjon Pelivani janë arrestuar për ngjarjen. Shkak i plagosjes mendohet se ka qenë një konflikt mes Florjan Musajt dhe dy personave të tjerë. Pas debatit, Gjon Pelivani që njihet edhe emrin Valmend Pelivani ka shkuar pranë lokalit për t’u sqaruar me Florjan Musajn.
Sherri perceptoi në grushte dhe ofendime, çka bëri që Florjan Musaj të nxjerrë pistoletën dhe të qëlloj në drejtim të Valmend Pelivanit. Nga të shtënat është plagosur Valemend Pelivani dhe Renato Hoxha. Policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë, 24-vjeçarin me inicialet F.P dhe 22-vjeçarin R.P. njëri nga të cilët u arrestua sot.

Pamje nga aksioni ne Fushe Kruje
d.b/shqiptarja.com

VIDEO








