RROGOZHINË- Një ditë pas plagosjes së 3-fishtë në Rrogozhinë, është shpallur në kërkim autori, e ndërsa janë arrestuar edhe 3 personat e tjerë të përfshirë në sherr, që mbetën të lënduar.
Report Tv mëson se është shpallur në kërkim nga uniformat blu Albi Juba, e ndërsa janë arrestuar edhe 3 të lënduarit, dy vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba si dhe Klajdi Lluca. Ndaj tyre rëndon akuza për "tentativë vrasjeje".
Mësohet se të rinjtë u përfshin ditën e djeshme në një sherr të çastit, që përfundoi deri në përdorimin e armëve.