Tre person kanë mbetur të plagosur pak më parë si pasojë e përplasjet me me armë zjarri në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se 2 janë të plagosur me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta.

Ka pasur një konflikt fizik mes dy palëve me sende të forta e me grushte. Më pas njëra nga palët në konflikt ka qëlluar me pistoletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Klajdi Lluca, 22 vjeç, është nisur drejt Spitalit të Traumës. Ndërkohë që Jurgen dhe Ervin Juba, 24 dhe 28 vjeç, janë shtruar në spitalin e Durrësit. 

Është bllokuar automjeti që dyshohet se ka ikur autori.

1615212229_947af6d3fbc848f896fc999eb1cee0a2.jpg

1615212239_WhatsAppImage20210308at14.40.22.jpg