Plagosja e gazetares investigative në Malin e Zi, Hahn: Do të ndikojë në rrugën e integrimit

Plagosja e gazetares investigative në Malin e Zi, Hahn: Do të ndikojë në rrugën e integrimit

Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian nuk do të shënojë hapa përpara për sa i përket çështjes së mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së shtypit, paralajmëroi sot komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

E specializuar në çështjet kriminale, gazetarja Olivera Lakiç, 49 vjeç u qëllua në këmbë me armë zjarri nga një person i panjohur në shtëpinë e saj në Podgoricë. Ky agresion është i fundit nga një seri e gjatë aktesh, ende pa asnjë autor.

”Nëse nuk ka përparime në lidhje me këto çështje, atëherë do të pengohej natyrshëm perspektiva europiane e Malit të Zi”, u shpreh Johannes Hahn, gjatë një vizite në këtë shtet të vogël të Ballkanit, ku u takua me gazetaren Olivera Lakiç.

Agresioni i ushtruar ndaj gazetares është qartësisht një sulm ndaj lirisë së medias, paralajmëroi ai. Kjo është e papranueshme për ne. Ky akt ndikon sigurisht në reputacionin e vendit.

Hahn kërkoi që të gjenden autorët, por gjithashtu mbështetësit e tyre, personat që fshihen pas, të vihen para drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hipokrizi: 12/05/2018 08:58

    Po Maltës pse nuk iu tërhoq vemendja e ti thuhej se do ta heqin nga BE-ja e do ta klasifikojnë në vendet e botës së tretë kur atje u vra një gazetare, apo futja pordh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!