Plagosja e gruas nga burri në Rrogozhinë/ Çifti kanë 2 fëmijë, dalin pamjet e resortit të tyre ku ndodhi sherri! Italiania kishte urdhër mbrojtje

Plagosja e gruas nga burri në Rrogozhinë/ Çifti kanë 2 fëmijë, dalin pamjet e resortit të tyre ku ndodhi sherri! Italiania kishte urdhër mbrojtje

Resorti i ciftit

1611830448_Sequence03.00010523.Still025.jpg

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur në Rrogozhinë ku burri ka plagosur me thikë gruan e tij italiane. Report Tv mëson se burri Kastriot Dema 35 vjeç banor i fshatit Ballaj është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë.

Dema se bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi 35 vjecari herë pas here e dhunonte.

Gjatë natës së kaluar Dema e ka plagosur gruan me thikë në katin e tretë të resortit. Aktualisht Charlote bashkëshortja e Demës ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën ndërsa Dema ne policinë e Kavajës.

Policia ka mare në ruajtje dhe po punon per zbardhjen e ngjarjes ku kyç janë pamjet e kamerave.


Lajmi kryesor:

Në të njëjtin hotel, por në dhoma të ndara për shkak të dhunës në familje, burri plagos me thikë gruan italiane në Rrogozhinë, u bezdis nga festa e ditëlindjes: Shokët e saj më rrahën


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor