Aktualisht po merren në pyetje personat e dyshuar si të implikuar në plagosjen e efektivit në shenjë hakmarrje. Pista e dyshimeve bien në përplasjen e bandave që kishte Hyskaj në Vlorë në vitin 1998, por nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti personal.
Naim Hyskaj është përplasur me bandat e Vlorës duke lënë të pajetë një prej tyre. Sipas grupit hetimor bëhet me dije se në vitin 1997 Naim Hyskaj është emëruar në Vlorë komandant i forcave speciale. Gjatë punës së tij ai është sulmuar në vitin 1998 nga një bandë e Vlorës, e përbërë nga shumë persona, të cilët e sulmonin duke i hedhur granata. Për t'u vetëmbrojtur Hyskaj ka vënë në përdorim automatikun ku ka vrarë njërin prej vëllezërve që ishin në bandë. Deri tani sipas policisë, këtu bien të gjitha dyshimet e plagosjes së Naimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 minuta, të 24 dhjetorit, në afërsi të “21 dhjetorit”, konkretisht në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pranë njësisë bashkiake nr 7. Efektivi Naim Hyskaj ishte në makinë së bashku me djalin e tij 12 vjeçar duke u kthyer për në shtëpi. Sapo është afruar tek pallati agresorët kanë zjarrë armën e zjarrit tip pistoletë duke qëlluar disa herë nga automjeti i tij. (Ne foto vendi ku u plagos polici prane 21 dhjetorit)
(sg/shqiptarja.com)