TIRANE - Efektivi i policisë Roland Meta i prangosur nën akuzën e vrasjes së Artur Bazes mbrëmjen e 5 janarit pas shkëmbimit të zjarrit në Rrugën e Kavajës do të qëndrojë me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Prokurori Nezir Gjoka argumentoi në seancën se Meta paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi vrasjen nuk e ka kryer për vetëmbrojtje, por me dashje e për këtë arsye duhet të mbetet në burg.
Kjo masë u kontestua nga mbrojtja e Metës, pasi sipas tyre ai ndërhyri me armë për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të tijën, teksa u ndodh rastësisht kur Baze qëlloi për të vrarë Pajtim Serianin.
18 ditë pas atentatit ndaj Serianit, ku i plagosur mbeti dhe vetë polici Roland Meta motivet e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura dhe hetimet kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në pranga janë dy kushërinjtë Hoxhallari nga Tirana.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO