Policia e Shkodrës ka arrestuar kushëririn e të plagosurit në Shkodër mbrëmjen e djeshme, 36-vjeçarin Zef Larushku pasi ka tentuar të qëllojë me armë gjahu autorin L.K, por që plumbat gabimisht kapën një këmbësor në rrugë. 

Zef Larushku dhe Tonin Larushku, që mbeti i plagosur janë kushërinj. Zefi ka tentuar të mbrojë Tonin duke qëlluar në drejtim të autorit, por plumbat kanë prekur një kalimtar në rrugë B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.

Policia arrestohet ditën e sotme Zef Larushku, 36-vjeçar, si dhe sekuestroi armën e gjahut të cilin e kishte me leje të regjistruar në emër të tij.

Ngjarja ka ndodhur paditen e djeshme në Shkodër në zonën 'Prek Cali', për arsye ende të paqarta, ndërsa i plagosur mbeti Tonin Larushku.