Shkodra tronditet sërish nga të shtënat me armë zjarri, plagoset 38 vjeçari

SHKODËR- Një person është qëlluar me armë në Shkodër. Sipas informacioneve 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Prek Calit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Deri tani janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen. 

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Plagosi me armë 38 vjeçarin në Shkodër, policia vihet në ndjekje të autorit

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, 29 vjeçarin me iniciale L.K, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA.: 01/09/2020 17:25

    Autori Luverdo Kola, I plagosuri Tobin Larushku.Doni me?

    Përgjigju
  • Vicifolli: 01/09/2020 16:47

    Rrnofah o baca Birish i bane tan me arm me mbrojt vedin nderin dhe kanunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie