Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori, arrestohet i lënduari, pasi iu gjet heroinë (Detaje)

Identifikohet personi që plagosi Andi Spahiun në Tiranë mëngjesin e së martës. Policia e Tiranës bën me dije se ka identifikuar një 28-vjeçar me inicialet F.G dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Tasim Shehu’ në kryeqytet, në banesën e Andi Spaihut. Report Tv sjell pamjet nga banesa e 30-vjeçarit ku ndodhi atentati. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se atentatori ka pasur konflikte me Andi Spahiun për shitjen e drogës. Ky konflikt ka bërë që i riu të qëllojë disa herë me pistoletë Andi Spahiun.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat e kanë kapur në këmbë dhe në shpatull. 30-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë. Por gjatë kontrollit të banesës së Andi Spahiut uniformat blu gjetën disa doza heroinë. Kjo ka bërë që Spahiut ti komunikohet masa e arrestit për prodhim dhe shitje narkotikesh. Fakti që në banesë u gjetën disa doza heroine, shton dyshimet e Policisë për një tentativë vrasje për shkak të konflikteve për drogën.

Andi Spahiu jetonte i vetëm në këtë banesë dhe familjarët i ka jashtë Shqipërisë. Policia e Tiranës e mbajti të fshehtë këtë ngjarje, pavarësisht se kishim të bënim me një tentativë vrasje. Pas publikimit të lajmit në Report Tv policia e kryeqytetit dha informacion për të shtënat dhe plagosjen e Andi Spahiut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit