Intervista/ Meta rrëfehet për ‘Report Tv’ nga '313-ta': Gjërat ndryshuan kur gjetën telefonat e bashkëpunëtorëve të mi! I përgjigjet Kryemadhit: Koha e mashtrimeve iku

Tirane-  Nga qelia e paraburgimit tek 313 ish presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj kërkesës së emisionit “Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço në Report Tv për një intervistë me shkrim.

E quan ‘fletërrufe’ dosjen e SPAK ndaj tij dhe mohon në mënyrë kategorike të ketë pasur ndonjëherë në mend idenë e arratisjes. SPAK e quan krijesë të Edi Ramës dhe thotë se gjërat kanë ndryshuar nga 21 Nëntori i vitit të kaluar kur u gjetën disa telefona të bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Masën ekstreme të burgosjes së tij e quan pakt mes Edi Ramës dhe Altin Dumanit për ti dhënë këtij të fundit një mandat tjetër 9-vjeçar siç e kanë kërkuar. Meta i përgjigjet dhe pyetjeve a ka frikë se në 2025 Partia e Lirisë me atë në burg do të shkojë për “skrap” dhe deklaratës së Kryemadhit se do të bënte krim pasioni për të.

Ish Presidenti i Republikës ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 akuza lidhur me dosjen e lobimit në SHBA dhe dosjen Cez Dia. 

Intervista e plote

Keni kundërshtuar mënyrën e arrestimit, çfarë prisni nga ankimimi juaj? A kishit menduar të arratiseshit apo arrestimi ju gjeti të papërgatitur?

Ilir Meta: Mos vallë ju prisnit të duartrokisja rrëmbimin tim në mënyrën më banditeske, më të paligjshme dhe më antikushtetuese nga njerëz me maska, me armatim të rëndë, që s’pranojnë të identifikohen dhe që nuk paraqesin asnjë akt ndalimi apo shkresë zyrtare?

Sa për arratisjen, as ka ekzistuar kjo në imagjinatën time ndonjëherë dhe kjo ka qenë dëshira e atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë për llogari të mafias ndërkombëtare që sot kontrollon shtetin tone të kapur dhe të dështuar.

Lidhja ime me Shqipërinë ka qenë dhe do mbetet e patjetërsueshme në të gjitha stinët dhe rrethanat.

Cilat janë provat tuaja përkundrejt akuzave për lobing, pastrim parash dhe korrupsion?

Ilir Meta: Është detyra e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës. Por, nuk ekziston asnjë prove nga ana e SPAK kundër meje në fletërrufenë prej 165 faqesh të mbushur me intervista e dëshmi kontradiktore nga njerëz që kanë patur gjithmonë probleme me drejtësinë.

Ata janë të gjithë si ai bashkëpunëtori i policisë që u përdorur nga Narkopolicia për rrëmbimin

Pse sipas jush SPAK nuk po bën detyrën, por mbron vetëm Edi Ramën?

Ilir Meta: Pse na habisni me pyetje të tilla? Kur të gjithë prisnin që SPAK të hetonte dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër, SPAK-u ia kaloi për competence prokurorisë së rrethit.

Kjo ishte dosja që tronditi Europën, Parlamentin Europian që vuri kusht hetimin e saj, Bundestagun, etj.

Por SPAK-u, kjo krijesë e Edi Ramës s’mund të hetonte Edi Ramën.

Kur dy kolegët tuaj zbuluan skandalin e patronazhistëve me abuzimin me të dhënat e qytetarëve në prag të zgjedhjevetë 2021, SPAK nuk nisi hetimin e Qeverisë dhe AKSH për shkeljen e ligjit por iu turr dy kolegëve tuaj pse plasën këtë skandal të madh që dëshmonte se si shteti planifikonte të intimidonte qytetarët për t’ju kontrolluar votën.

Kur opozita denoncoi në SPAK zyrtarët e lartë të PS dhe shtetit që mobilizonin bandat në Elbasan për të vjedhur e blerë votat, SPAK ia kaloi këtë çështje Prokurorisë së Elbasanit e cila ishte në konflikt të hapur interesi, pasi Prokurori i Elbasanit kishte vëllain në listën e PS për deputet.

Nga ky mosveprim me dashje i SPAK-ut kemi edhe tragjedinë dhe gjakderdhjen e Elbasanit në prag të zgjedhjeve.

Po sjellja antikushtetuese e SPAK me Prof.Dr Berishën, liderin e Partisë Demokratike duke shmangur Parlamentin dhe montuar akuza nga më absurdet kujt i shërbeu?

Ndërkohë që ndërruesit e destinacionit të Klubit Partizani, Edi Ramës, as emrin nuk guxon t’ia përmendë.

Apo harruat kërcënimin që Dumani i bëri ish-Zëvendëskryeministrit Ahmetaj pasi ai denoncoi pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, si edhe faktin se SPAK i di se ku janë 60 milion eurot por s’ka vullnet t’i gjurmojë.

SPAK për një autokombajnë shkul një fshat të tërë e sjell në Tiranë, ndërsa inceneratorin që nuk ekziston prej vitesh dhe që paguhet çdo ditë e quan krim intelektual, kur dihet që është grabitje pa maska e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Po arrestimi im nga SPAK kujt i shërben?

A ka ndonjë rast që nuk i jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut unë?

Çfarë provash mund të zhduk unë kur dihet se s’ka asnjë provë të tillë, por vetëm thashetheme, histori të inskenuara dhe intervista e deklarime të bëra prej shumë kohësh përpara se unë të zgjidhesha President nga Partia Socialiste në Pranverën e 2017?

Çështja CEZ-DIA është një histori gati 15-vjeçare e cila është gjykuar disa herë.

Po kështu këtë e ka rimarrë Dumani para 5 vitesh në Dhjetor 2019 në kulmin e përplasjeve të mia si President me Kryeministrin dhe McGonigalët që e mbështesnin për të kapur plotësisht edhe Gjykatën Kushtetuese, pasi e kishin kapur Prokurorinë në mënyrë antikushtetuese me 69 vota e bashkë me të edhe KLP dhe SPAK-un.

Po të kishin prova këta kishin vepruar me kohë pa u detyruar të bënin një akt tjetër shumë të rëndë menjëherë sapo unë dorëzova detyrën e Presidentit dhe mora drejtimin e Partisë së Lirisë duke falsifikuar dosjet e Sigurimit të Shtetit për të më nxjerrë nga politika në mënyrë po banditeske.

Sigurisht shumë gjëra kanë ndryshuar nga 21 Nëntori i vitit të kaluar kur ata gjetën disa telefona të bashkëpunëtorëve të mi të afërt.Por në ata telefona nuk ka asnjë gjë që më implikon mua, përkundrazi.

Më akuzon mua SPAK-u i Edi Ramës se paskam ndikuar në favor të një biznesmeni për të ndryshuar një ligj në Parlament, kur inicimin e këtij ligji e ka bërë deputetja e Edi Ramës. Po kështu dihet që Kryetari i Kuvendit në procesin e ligjbërjes nuk ka asnjë rol, por ka vetëm një votë si 140 deputetët e tjerë. Plus si mund të votohej ai ligj pa 65 votat e Edi Ramës?

Është po ky SPAK që kur unë denoncoja si President ligjet që bënte me porosi me emra të përveçëm në Parlament Edi Rama, kthente përgjigje se nuk merrej me çështjet për të cilat kishte votime kolegjiale.

Ky është SPAK-u i standardeve të shumëfishta, pra shumëfytyrësh. Kujt i shërben bllokimi i hetimeve këtu për çështjen McGonigal? Si mund të hetojë Dumani mikun e tij McGonigal? Ata kanë nisur bashkë shumë punë për llogari të Edi Ramës.

A keni frikë se në 2025 Partia e Lirisë me ju në burg do të shkojë për “skrap” siç kishte dëshiruar prej vitesh Edi Rama?

Ilir Meta:  Problemi është se po shkon për “skrap” Shqipëria dhe e ardhmja e saj përmes politikës së nxitur të shpopullimit nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare sorosiane.

Problemi është se Edi Rama me vetëdije të plotë duke shkelur Kushtetutën e ligjet po çon për “skrap” çështjen e Detit duke bërë totalisht lojën e interesave greke, pavarësisht nga retorika teatrale që bën herë pas here.

Partia e Lirisë pavarësisht nga dëmet kolosale që ka pësuar që nga akti skandaloz i djegies së 19 mandateve dhe fryma e nepotizmit që mbizotëronte fatkeqësisht edhe në rini, pavarësisht nga marrja peng e disa prej ish-drejtuesve të saj nga SPAK dhe regjimi, do të dalë më e fortë në zgjedhjet e 2025.

Do skarcohen hipokritët e dyfytyrëshat e do afirmohen qëndrestarët e patriotët.

Nuk ka njeri që nuk e kupton se e vetmja arsye pse izolohet me këtë masë ekstreme Ilir Meta, President i Partisë së dytë opozitare në vend dhe ish-President i Republikës është një shërbim i neveritshëm që SPAK i bën Ramës që ky të marrë një mandat tjetër, por edhe ky t’u japë këtyre të SPAK-ut një mandat tjetër 9-vjeçar siç e kanë kërkuar.

Po kështu unë kam besim te të gjithë drejtuesit me integritet dhe patriot të Partisë së Lirisë se do të shumëfishojnë përpjekjet e tyre për të çuar përpara kauzat tona shumë të drejta dhe kombëtare.

Pastaj kjo është maratonë dhe do ta fitojmë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo bandë që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejtat e njeriut dhe as llogaridhënie. Partia e Lirisë do të jetë gjithmonë një kështjellë e patriotizmit dhe interesit kombëtar.

Znj.Kryemadhi ka thënë që për ju mund të bënte krim pasioni, se ju ka dashur dhe do t’ju dojë. Ju pse keni refuzuar çdo takim me të? Apo është bërë Kryemadhi siç tha në Parlament, “mish për top”?

Ilir Meta: Koha e mashtrimeve ka përfunduar dhe më vjen keq që “mish për top” janë bërë dhjetëra mijëra shqiptarë të rinj që u larguan nga vendi dhe ishin pjesa më aktive e LSI dikur përpara se të digjeshin me pasion (jashtë çdo logjike dhe përgjegjshmërie) 19 mandatet e LSI për t’i dhuruar Edi Ramës të gjitha pushtetet dhe për ta lënë Presidentin e Republikës të vetëm për dy vite e gjysëm të rrethuar nga një Parlament bandë që e kërcënonte çdo ditë për shkarkim vetëm pse mbronte Kushtetutën, Kosovën dhe Detin.

Shqipëria dhe sot është nën këtë regjim mafioz  prej atij akti tragjik dhe të vetëdijshëm të drejtuesve të opozitës në atë kohë që vazhdojnë t’i shërbejnë regjimit kundër opozitës.

Si ndihet Ilir Meta në burg?  Sa e vështirë është të jesh një “Ilir” në burg?

Ilir Meta: Ndihem shumë krenar që edhe këtu jam Ilir, pavarësisht nga izolimi ekstrem. M’u deshën 10 ditë për të marrë orën e dorës! Por prapë ushtrohem çdo ditë sepse kjo është Maratonë dhe do të dal shumë më i fortë edhe politikisht edhe fizikisht nga këtu. Malet tona më të larta edhe këtu.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 07/11/2024 20:44

    Duhet xhaxhi mu marr me gazetare e tradhtare si ju. Si ndodh kjo a ka shtet a jo duhet shkarkuar drejtori i burgjeve urgjent.

    Përgjigju
    • Rino: 07/11/2024 21:28

      Hesht se nuk jan në burg me gjith mend, shkojn veç për intervistë

  • ILIRI: 07/11/2024 20:27

    Cfar kuptimi ka ? ti besh mbrojtje Ilir metes nga burgu,turp per ju plehra gazetare,mos ua pafshim bojen se u shitet dhe u blete si prostitutat,per cfare ju per te bere nje jete me komode,pa dinjitet pa krenari,ju vrafte zoti

    Përgjigju
  • koli: 07/11/2024 18:37

    nuk mund ti beni 8nterviste ,,,kurceshte ne hetim...

    Përgjigju
  • Dritan: 07/11/2024 17:04

    Deri dje e akuzuat sot shkoni e i boni interviste ne Shqiperi djalli edhe engjelli jetojne ne nje shtepi, Mir e kemi qe as Maqedonise qe eshte krijuar si shtet ne 2000 sju afrohemi mallkimi vazhdon

    Përgjigju
  • Gentjan Lela Mērsepe Çafai: 07/11/2024 16:52

    Ilir Meta e vērteta ēshtē monstra e politikēs Shqiptare. Kurse maloku hajdut kriminel Sali Bajga ēshtē supermonstra.

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/11/2024 15:00

    Ky nga burgu. Ai tjetri nga dritarja. Jeni bo si Netflix

    Përgjigju
    • Julia: 07/11/2024 15:29

      Ore cfare shteti leshi jemi, si lejohet tv ne ambientet e burgut kur nuk eshte marr akoma nje vendi gjykimi

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Shemsi Prençi zbulon në 'Frontline': Një prokuror në detyrë ka folur 113 minuta pa ndërprerje me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës

Shemsi Prençi zbulon në 'Frontline': Një prokuror në detyrë ka folur 113 minuta pa ndërprerje me një personazh të krimit dhe trafikut të drogës