Plagosja në Tiranë, Erion Çoba:
Nuk i kam borxh askujt

Plagosja në Tiranë, Erion Çoba:<br />Nuk i kam borxh askujt
TIRANE - “Ishte diçka e momentit. Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë. Nuk i kam borxh askujt. Autorin e njoh por nuk është se kam pasur ndonjë konflikt apo probleme me të”. Janë këto fjalët e 32-vjeçarit, Erion Çoba, i cili u qëllua me dy plumba pasditen e së enjtes, duke mbetur kështu i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 dt.29.08, në rrugën “Selaudin Zorba”, zonën e Alliasit në kryeqytet, kur i riu po lëvizte me një motoçikletë.

Çoba i cili ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak të Tiranës rrëfen për “Shqiptarja.com” se kjo ngjarje nuk ka si shkak paratë dhe se ai nuk i ka borxh autorit. Ai thotë se çdo gjë ishte momentale dhe se autorin e njeh vetëm si fytyrë. “Të më falni por nuk mbaj mend gjë më tepër” përfundon 32-vjeçari. Por, ende mbeten enigmë rrethanat e ngjarjes dhe lidhja që Çoba ka pasur me 35-vjeçarin Simon Leka. Sipas burimeve të policisë shkak për këtë ngjarje është një borxh i pashlyer që 32-vjeçari Erion Çoba i ka marrë autorit që prej një viti që ka të bëjë me rreth 300 mijë lekë.

Leka e ka telefonuar 32-vjeçarin dhe ata kanë lënë që të takohen. Por në momëntin që 32-vjeçari ka shkuar në vendin e takimit ata kanë debatuar ashpër mes tyre pasi Çoba i ka thënë që do t’ia kthente një nga këto ditë paratë, por i dyshuari nuk është bindur, pasi kishte kohë që i kërkonte paratë, i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë. Më pas është larguar në drejtim të zonës së Babrrusë. 32-vjeçari ka marrë një plumb në gjoks që i ka dëmtuar mëlçinë dhe një tjetër në kofshë.

I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia ka shoqëruar dy dëshmitarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes në momentin që Erion Çoba është qëlluar me armë zjarri. Dëshmitarët kanë treguar vetëm momentin e krimit, ndërsa janë shprehur se nuk ishin në dijeni të konfliktit që mund të kenë pasur i dëmtuari dhe autori, pasi nuk i njihnin asnjërin prej tyre, por i kanë dëgjuar duke debatuar në rrugë.

Dje mjekët thanë se 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes Simon Leka. Leka është person me precedent penal, pasi në vitin 2010 ai është kapur në Lezhë me pistoletë pa leje. Kurse në vitin 2002, 35-vjeçari është arrestuar për vjedhje në Itali dhe në atë kohë, policia italiane ka deklaruar se Leka ishte i kërkuar në Shqipëri për vrasje.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca