Plagosja dje në Lushnjë, flet babai i të shpallurit në kërkim: Djali ka 2 javë në Greqi, e kanë sajuar vetë! Duan të hakmerren ndaj nesh

LUSHNJË- Shaip Hasalla, i ati i autorit të shpallur në kërkim Armand Hasalla si i dyshuar për plagosjen e Bajame Senejas ka mohuar që djali i tij të jetë i përfshirë. Në një prononcim për media, i moshuari mohoi që djali i tij të kishte lidhje me plagosjen ditën e djeshme në Lushnjë, ndërsa shtoi se Armand Hasalla është prej dy javësh në Greqi.

Më tej ai shton se përpos se s’kanë lidhje me ngjarjen, e gjitha të jetë e inskenuar nga vetë ata.

“Unë s’di gjë fare në lidhje me ngjarjen. S’janë këtu, Armando është në Greqi, kurse Laerti ka ikur dy ditë më parë në Itali tek vjehrri me gjithë familjen e tij. Policia na mori në telefon dje se ku ishim. Dje ishim në gjyq për tokën dhe për djalin që na kanë vrarë. Sapo mbaruam gjyqin, na erdhën në shtëpi dhe na thanë keni vrarë. Por ne nuk dimë gjë, më mori djali në telefon dhe më pyeti çfarë ka ndodhur. Nuk e di pse na akuzojnë ne. Autorët që më vranë djalin janë dënuar. Kastrioti është dënuar me 35 vjet burg, Afrim Hasalla 2 vjet, Marjusi 1 vit e gjashtë muaj. Brahimi është dënuar 2 mijë lekë. Ky ishte vendimi i gjyqit dje. Nuk kemi asnjë lloj konflikti kemi parë punën tonë, ja kam lënë drejtësisë këtë punë. Kjo për mendimin tim është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre. Duan të hakmerren. Ne ndihemi të rrezikuar”- tha ai.

Plagosja me armë zjarri ndodhi pasditen e djehsme në fshatin Garunjas të Lushnjës ku u qëllua në drejtim të mjetit tip “Volkswagen”. Nga të shtënat Bajame Sejena mbeti e plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bajame Sejena është e motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën. Lidhur me ngjarjes ka folur edhe Afrim Hasalla, vëllai i 60 vjeçares së plagosur, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ndërsa po ktheheshin nga seanca e mbajtur për konfliktin e tokës 2 hektarë që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Afrim Hasalla akuzon për këtë atentat vëllanë e Romeo Hasallës, Laert Hasallën. Ai pretendon se toka është e tij dhe pala tjetër ka për qëllim t’ja marrë.

Policia kreu kontrolle në shtëpinë e Laert Hasallës por nuk ka gjetur gjë.

Sipas detajeve, pas vendimit të gjykatës për dënimin me 35 vite burg të Kastriot Hasallës të akuzuar për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e tre të tjerëve, kanë qenë të afërmit e këtyre të fundit që i kanë ngritur pritë Afrim Hasallës dhe Bajame Sejenas, duke lënë të plagosur këtë të fundit. 

Toka me sipërfaqe prej dy hektarësh ka qenë molla e sherrit mes kushërinjve të largët, ku përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30 vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur