TIRANE - Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën "Pandi Dardha" pranë një lokali në zonën e Laprakës ku të plagosur kanë mbetur Enio J. 34 vjeç, pronar i lokalit, si dhe Luan Sinani 31  vjeç, banues në Tiranë

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një grindje për motive banale në ambientet e një lokali nate, ku pas kësaj grindje autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të këtij lokali dhe për pasojë mbetën të plagosur 2 personat me mësipërm.

Nga hetimet e kryera nga strukturat e policisë ka rezultuar se autorë të dyshuar të plagosjeve janë shtetasit me inicialet A.B. dhe E.B., të identifikuar  dhe të shpallur në kërkim.

Materialet proçeduriale i kanë kalojuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

plagosje ne laprake
plagosje ne laprake me logo

plagosje ne laprake me logo
(Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja në rrugën "Pandi Dardha" pranë një lokaliu në zonën e Laprakës)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)