TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, ku fatmirësisht i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia e qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se rreth orës 9:50 të mëngjesit në spitalin rajonal Shkodër është paraqitur një shtetas i plagosur me armë zjarri.
Pas verifikimeve rezulton se i plagosur është shtetasi E. Xhili, 49 vjeç banues në fshatin Guci e Re, komuna Rrethina Shkodër. Pas mjekimit të parë, sipas mjekëve 49-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është ngritur menjëherë kallëzim penal.
Sipas Policisë së Shkodrës i dyshuar për ngjarjen është shtetasi M Ç, nga fshati Guci e Re Shkodër. Po punohet për kapjen e autorit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe. Policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes./ATSH/
/Shqiptarja.com