Plagoset me armë zjarri biznesmeni në Fushë-Krujë, qëllohet brenda ambienteve të fasonerisë! Dërgohet për në Spitalin e Traumës! Policia, pika kontrolli për kapjen e autorit
Plagoset me zjarri pronari i një fasonerie në Fushë-Krujë, Arben Dedja. Burimet bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e fasonerisë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
Komisariati i Fushë-Krujës dhe policia në vendngjarje
Redaksia 1 Maj 2021, 20:04 | Përditesimi: 1 Maj 2021, 21:52
Plagoset me zjarri pronari i një fasonerie në Fushë-Krujë, Arben Dedja. Burimet bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e fasonerisë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Ai është paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Krujës e më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njofton policia.
Inspektorët e policisë kriminale kanë shkuar në Spitalin e Traumës për ta pyetur të plagosurin. Ndërsa familjarët e tij janë shprehur se nuk kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes
"Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes", ka njoftuar policia.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Pamje nga vendngjarja, biznesmeni në Fushë-Krujë u qëllua brenda fasonerisë së tij! Dyshohet sherr i çastit
Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se Arben Dedja është qëlluar brenda biznesit të tij. Ndërkohë që përplasja ka qenë pas një sherri çasti.
Inspektorët e policisë kriminale janë në Spitalin e Traumës për ta pyetur të plagosurin. Në vendngjarje ndodhet drejtori i policisë së qarkut të Durrësit.