Lezhë/ 29-vjeçari plagoset me armë zjarri në hyrje të qytetit, dërgohet me urgjencë drejt Traumës! Identifikohet autori 23-vjeçar, policia në kërkim të tij (EMRI+VIDEO)

LEZHË – Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte (11 shkurt 2025) nga në hyrje të qytetit, për shkak të një konflikti. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gegaj, 29 vjeç, është qëlluar 3 herë, duke i shkaktuar një plagë në gjoks dhe një në shpatull.

Fillimisht, 29-vjeçari është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një qytetar, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, të identifikuar me incialet L.N, rreth 23 vjeç, 

"Në hyrje të qytetit të  Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën",- njofton policia.

Lajmi në përditësim…

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën