Një 25-vjeçar u plagos me armë zjarri në Manati të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes në qender të fshatit, ndërsa i plagosur mbeti Paulo Bushi "Ndoj".
Ai u qëllua dy herë me pistolete në pjesen e këmbëve dhe u dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.
Ai është Xhulio Vokrri banues në Manati, ndërsa blutë janë vënë në ndjekje dhe po krehin të gjithë zonen me qëllim kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale janë sekuatruar dy gëshoja pistoletë T.T si dhe janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa përsona të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarje.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dija se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes dy të rinjeve të cilët janë banues në të njëjtin fshat.