Librazhd/ Plagos bashkëfshatarin me armë dhe largohet me automjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari

Librazhd/ Plagos bashkëfshatarin me armë dhe largohet me automjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari

Arma e zjarrit e përdorur në plagosje

LIBRAZHD - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Librazhd. Polica njofton se i plagosur ka mbetur Xh.P, 23 vjeç, banues në fshatin Kakavec i cili është qëlluar nga Afrim Radiçi, 29 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve. Pas plagosjes, autori është larguar me shpejtësi dhe ka dalë në rrugën kryesore ku nën kërcënimin e armës ka vjedhur një automjet tip "Golf" me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Ai është arrestuar nga policia rreth 60 km vendit të ngjarjes në fshatin Dorëz pranë qytetit të Librazhdit. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Librazhd 

Falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, kapet në kohë reale autori i plagosjes me armë të 22 vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë tip "Zantava" me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur.

Më datë 28.11.2018, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Afrim Radiçi në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të shpjetë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes , në fshatin Dorez , të kapej shtetasi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22 vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.
Në cilësinë e provës materiale është sekuesrtruar arma e krimit si dhe automjeti tip "Golf".

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor