Plagosje me armë zjarri në Shkodër! I riu qëllohet në këmbë pranë një lokali

Plagosje me armë zjarri në Shkodër! I riu qëllohet në këmbë pranë një lokali

Foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri një i ri.

I riu i qëlluar me armë është Eduart Lekndreaj. Ai ka mbetur i plagosur nga të shtënat, teksa është qëlluar në afërsi të një lokali.

Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është qëlluar, ai është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”. Aktualisht nuk dihet se cili ka qenë shkaku i plagosjes së të riut, por dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti të çastit.

Deri në këto momente nuk raportohet që ky person të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poni: 12/01/2021 06:17

    Policia te shtoje 2000 police,,,informatore dhe kamera ne cdo rruge.....

    Përgjigju
  • Miku: 11/01/2021 23:15

    Prandaj nuk jetohet ne ate vend ku edhe jeta eshte ne dyshim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja