Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur te Varri i Bamit, ku një 30-vjeçar ka plagosur me armë gjahu Gentian Nokaj, rreth 35 vjeç.

Policia thotë se autorit të ngjarjes, Dritan Kulla, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu Gentian Nokën.

Gentian Noka ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.