Sapo doli nga burgu! Plumb kokës shënjestrës në Vlorë, plagoset bashkë me kunatin, autorët djegin makinën me kallashin brenda

VLORE-Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në lagjen 'Bashkimi' në qytetin bregdetar si pasojë e një atentati me kallashnikov, ndërsa pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Të plagosurit janë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, që kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç. 36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira u afrua përpara lokalit duke ulur xhamin dhe më pas lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.

Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ndodhet në gjendje të rëndë dhe u transportua në Tiranë, pasi e kapën pesë plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerët në shpinë dhe legen, ndërkohë kunati i tij Ronald Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Në atë moment, pra rreth orës 18:20 minuta kur ndodhi ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk u plagosën nga breshëria. Xhaxhai i Ronald Çepajt tregoi se e pati të gjithë ngjarjen dhe autorin që uli xhamin e makinës dhe qëlloi.

Autori, i pamaskuar, me mjekër dhe kapele sipas dëshmitarëve u largua me shpejtësi me një makinë tip 'Benz', që u gjet dy orë më vonë e djegur në aksin e vjetër Vlorë-Fier me kallashnikovin e shkrumbuar brenda. Pista e parë që po hetohet lidhet me hakmarrjen kundër Nikollaq Çepajt, që ka ndryshuar mbiemrin, pasi më parë e ka pasur Taullaraj, por më pas mori të gruas. Në qershor të 2018 ai u arrestua për plagosjen e Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'.
1579382005_Nikollaqepaj.jpg

Nikollaq Çepaj (Taullaraj)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:51
Nga shënjestra te lokali ku u zbraz kallashi dhe djegia e makinës/ Atentati që tronditi Vlorën në FOTO

Nikollaq Çepaj (Taullaraj

1 / 9

Nikollaq Çepaj (Taullaraj

2 / 9

Nikollaq Çepaj (Taullaraj

3 / 9

Kallashnikovi

4 / 9

Makina e djegur

5 / 9

Makina e djegur

6 / 9

Kallashnikovi

7 / 9

Makina e djegur

8 / 9

Vendi i ngjarjes

9 / 9

Shqiptarja.com sjell në foto ngjarjen që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë ku u plagosën Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç në gjendje të rëndë dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç.

 

Ora 21:30
5 plumba në kokë dhe trup! Transportohet në Tiranë shënjestra e atentatit në Vlorë, flasin mjekët

1579380140_Nikollaqepaj.jpg

Nikollaq Çepaj (Taullaraj)

Mjekët e spitalit të Vlorës kanë dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve nga atentati. Nikollaq Çepaj (Taullaraj) që ishte shënjestra e atentatit në Vlorë u transportua në gjendje të rëndë në Tiranë për ndërhyrje të specializuar te 'Trauma'. "Nikollaq  Çepaj është dërguar në gjendje shëndetësore të rënduar në Tiranë. 37 vjeçari ka marrë  5 plumb, në kokë, legen dhe shpinë. Ndërsa  gjendja  e tij shëndetësore është serioze për  shkak të plumbit  në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës.  28-vjeçari  Roland Çepaj ka marrë  dy plumba në të dyja këmbët, por  gjendja  e tij është jashtë rrezikut për jetën" thanë mjekët.

Ora 21:06
Pamjet e makinës së shkrumbuar në Vlorë, gjendet brenda kallashnikovi i atentatorit (VIDEO)

Shqiptarja.com siguron pamjet e makinës së djegur tip 'Benz 220' me targa "AA918OU" të autorëve të atentatit pasditen e sotme në Vlorë. Makina është shkrumbuar plotësisht, ndërsa brenda saj është gjetur edhe kallashnikovi me të cilin u qëlluan dy personat në lagjen 'Bashkimi'. Makina e djegur me armen brenda u gjeten ne fshatin Cerkovine ne rrugen e vjeter Fier-Vlore.
1579378274_kallashnikovi.jpg

Kallashnikovi i autorëve
Ora 20:41
Dy orë pas atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Dy orë pas atentatit në lagjen 'Bashkimi' në Vlorë, një makinë e djegur është gjetur në aksin e vjetër që lidh qytetin bregdetar me Fierin. Makina dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm, ku mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç dhe Ronald Çepaj 27 vjeç. Autorët nga vendi i ngjarjes u larguan me një makinë tip 'Benz'. 

Ora 20:30
Atentatori i Vlorës qëlloi i pamaskuar! Ishte me mjekër dhe kapele (Detaje)

Policia ka arritur të krijojë identikitin e autorit nga dëshmitë e personave që ishin në vendin e ngjarjes. Ai ka qëlluar nga brenda  automjetit  tip "Benz", ndërsa ishte i pa maskuar por kishte mjekër dhe përdorte kapele.

Ora 20:21
Njëri nga plumbat e kapi në kokë/ Shënjestra e atentatit të Vlorës në gjendje të rëndë

Dy personat që u plagosën me armë zjarri nga atentati në Vlorë janë duke marrë mjekim në spitalin e Vlorës. Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë, pasi njëri plumb e ka kapur në kokë dhe disa në trup. Ndërsa kunati i tij Roland Çepaj ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë nga plumbi që mori.  

Ora 19:34
Zbulohet e kaluara kriminale e shënjestrës që i shpëtoi atentatit në Vlorë

1579372393_WhatsAppImage20200118at19.31.12.jpg

Nikollaq Çepaj (Taullaraj)

Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj). Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia' në 16 maj 2018. Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.

Ora 19:19
Zbardhet identiteti i dy të plagosurve në Vlorë dhe lidhja mes tyre (EMRAT)

1579371807_LogoReportTVERE2.00001514.Still006.jpg
Policia e Vlorës njofton se të plagosur nga ngjarja në Vlorë janë Ronald Çepaj 27 vjeç dhe Nikolllaq Çepaj 36 vjeç. Nikollaqi Çepaj është martuar me motrën e Ronaldit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22 minuta në lagjen "Bashkimi" në një lokal, ndërsa sipas policisë shkak ka qenë një konflikt i çastit.

Autorët, sipas policisë dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 19:15
Zbardhet dinamika e atentatit 30 sekonda në Vlorë, autori e ndoqi, uli xhamin para lokalit dhe qëlloi

1579371145_Screenshot6.jpg
Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bazuar te dhënat nga banorët e zonës, që ishin në atë moment në vendin e ngjarjes, por edhe dëshmitë e klientëve që ishin në lokal shprehet se autori nga rruga kryesore ka hyrë 30 metra në rrugicën ku ndodhej lokali. Shënjestra ishte monitoruar me kujdes dhe duke e ditur me siguri që ndodhej në lokal, autori ka ulur xhamin e makinës duke qëlluar me breshëri në drejtim të tavolinës që ishte ulur 36-vjeçari që kishte tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe një i ri, Roland Çepa, që është kunati i tij. Të dy kanë mbetur të plagosur nga atentati, ndërsa dyshohet se shënjestër ka qenë 36-vjeçari i sapo dalë nga burgu. E gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur në rreth 30 sekonda.

Ora 19:07
Xhaxhai i të plagosurit në Vlorë rrëfen ngjarjen: Pashë autorin, qëlloi nga makina me breshëri (VIDEO)

Xhaxhai i njërit prej të plagosurve në Vlorë rrëfen se pa autorin që qëlloi me breshëri kallashnikovi nga makina drejt lokalit. Xhaxhai i 28-vjeçarit Roland Çepa, thotë se personi i dytë që mbeti i plagosur (Nikolllaq Çepaj) kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

"Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas babapat (breshëri). Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. 

Nikua (Nikollaq Çepaj (Taullaraj) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu" tha ai.

Ora 19:00
PAMJET nga lokali ku ndodhi ngjarja në Vlorë, zbulohet emri i njërit prej të plagosurve

Zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve në Vlorë. Ai është Roland Çepaj, ndërsa është transportuar në spital me plagë në trupa pas të shtënave me armë në lokal. Shqiptarja.com sjell pamjet nga lokali ku ndodhi ngjarja në Vlorë pasditen e sotme.

 

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do i kërkoni presidentit Meta shpërndarjen e parlamentit?

Komento

Komente

  • Bledi: 19/01/2020 00:27

    Ikni o shqiptare nga ai vend sa nuk eshte vone

    Përgjigju
  • Vl 1: 19/01/2020 00:08

    Elabsan sumatricja te oakten ketej nga vl me gjith hallet qe kan po te pakten na pelqen akoma femra skemi kaluar nga zogu i tiranes ne jemi mikpritsa jo b...pritsa si ju

    Përgjigju
  • Lleshi: 18/01/2020 23:53

    Fajin e kane autoshkollat. Duhen vene kusht ne provimin e marrjes se patentes qe njerez te armatosur nuk duhet te hypin ne makine. Kriminelet te gjithe po dalin nga burgjet, policia totalisht e paafte dhe e koruptuar cfare prisni ju qe te ndodhe? Shyqyr me kaq thoni se mund te kishte viktima te tjera te pafajshme.

    Përgjigju
  • Loti: 18/01/2020 23:01

    Kur njeriu ben 1 vit burg per plagosje atehere çduhet te bej familja e te plagosurit. Drejtesia jon i shtyn njerezit ne vetgjyqesi. Prandaj po lulezon biznesi vrasesve me pagese nga Vl, Shkoder, Tropjoe, Elbasan, Rreshen, Durres, Tirane etj etj.

    Përgjigju
  • teri: 18/01/2020 22:29

    esht bo shqiperia si bejrut, vrasje perdite vrasje per nate, o zot i zot cfar tmerri.

    Përgjigju
    • Valona kandahar: 18/01/2020 23:47

      Dhe ne afganistan kish nje muaj pa vrasje po keta llumrat e shtetit me keto arsytimet e thre qe vun rendin te vritet ne itali njeri me kallash jep dorheqje ministri keta plera u vete mir te ndjan leket e hashashit

  • Alb: 18/01/2020 21:20

    Cudi se renea beri spastrim sot ne vlore.

    Përgjigju
    • Vlstan: 18/01/2020 23:52

      Te pastrojn veten keta mbeturina se ska gje qe i lan me aq sa jan perlyer se faji ketyre eshte we ndodhin keto gjera terroziuan njerzit kallash ne mes te qytetit dhe gjithmon policia ne ndjekje te autorve te ikur ne drejtim te paditur ka zot lart ua dhent ku u dhemb me shum shtet bastard

    • Vl 111: 18/01/2020 23:39

      Po keta pordhicia e shtetit e indetifikuam sher mom ne lokal jemi ne ndjekje vetwm e vetem te qetsojn opinon qe sqe atentat ishin ordinera qe njerzit te mos flen me lajmin e vrasjes po te flen dy ordinera i zun ne bar dhe kur zgjohem lajmi harrohet

    • Labi: 18/01/2020 22:27

      Po kapen ate dhjarin me bageti ne maj te malit ,po ketu fuksionon qe kapin vetem kundershtaret e atyre qe kan lek dhe punojn me policin cojn ndonje trast andej

  • Fredi: 18/01/2020 21:08

    Do jet bo no nji gabim se s ka munci. Vlonjatt jan rop tmir nuk bojn nga kto gjona plus qe jan docent, pedagog etj. Gjith diten biblotekave t panumerta t qytetit rin. Vlonjatet lexojn libra gjith diten. Ky lajm do ket ndodh nndonji qytet tjeter jo nVlor.

    Përgjigju
    • Lumi i vlores: 18/01/2020 23:47

      Fredi dhe vetem mami i fredit

    • Labo: 18/01/2020 22:23

      O fredi cne kaq keq me vl cte kan ber

  • Elbasanasi: 18/01/2020 19:58

    leberit primitive

    Përgjigju
    • Astriti: 19/01/2020 00:39

      o çu kenaqem

    • Jonxha: 19/01/2020 00:25

      Elbasani laj dhember kur flet per lebrit, ne vlor kan len breket me tmir na ty po ik loz andej.

    • Vlora: 18/01/2020 22:55

      O elbasani ti dukesh qe je ndonje konviktor ka*i po mos u mer me vloren se sja del dot je i vogel

    • Ciu: 18/01/2020 22:45

      O elbasanas po rri o djale pse te ha by*ha me vlonjatet

    • Zogu: 18/01/2020 22:37

      E kini akoma shoqaten e homoseksualeve ne Elbasan?

    • [email protected]: 18/01/2020 22:26

      Un di që Elbasanasit janë mbajtur dhe mbahen për sumcpuar dhe BQ të mëdhenj të paktën në Shqipëri kështu i njohim, në Kinë edhe mund tu njohin ndryshe...

    • Vlonjati: 18/01/2020 22:17

      O elbasani po motrat e vlores nuk krahasohen me ato super p! qe keni ju nga elbasani pyti njeher ca mendojn per ne ato super p! qe ja u henksha mengjes drek dark

    • Elbasanasi: 18/01/2020 21:13

      O Vlonjat pyte nime motrat vlonjate te te tregojne sa mire kalojne ne Elbasan ne fakultet.

    • Fredi: 18/01/2020 21:09

      Hahahahahaha o Elbasonso mos i akuzo lebrit kot, nuk bojn nga kto gjona!

    • eri: 18/01/2020 20:41

      me mire primitiv sesa sumcpum

    • Vlonjati: 18/01/2020 20:37

      Po kur flet dhe Elbasani që mbaheni për krye BQ..

  • Gjorm: 18/01/2020 19:22

    Nuk jetohete në Vlore, njeres shume të liqe.

    Përgjigju
    • Vlora: 19/01/2020 01:01

      Shum fshtar sidomos nga gjorm lepenic

  • zaim zogu: 18/01/2020 18:50

    po

    Përgjigju