Plagosje me sende të forta dhe transport mallrash pa faturë tatimore, dy të arrestuar në Vlorë

Plagosje me sende të forta dhe transport mallrash pa faturë tatimore, dy të arrestuar në Vlorë

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar mesditën e sotme disa persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

24-vjeçari Xh.J., është arrestuar për dhunë me sende të forta ndaj dy personave, Q.K., dhe R.K. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq, nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, është proceduar penalisht për veprat penale "Punësim i paligjshëm", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", shtetasit V. N., 49 vjeç, dhe V. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën duke transportuar materiale ndërtimi pa faturë tatimore.

Ndërsa 57-vjeçari Y.Xh., është prangosur nga policia pasi ka përplasur me makinë një 54-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende te forta shtetasit Q. K., E. K. dhe R.K.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë,  u proceduan penalisht për veprat penale "Punësim i paligjshëm", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", shtetasit V. N., 49 vjeç, dhe V. D., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, janë ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë, në lagjen "24 Maji", duke transportuar me kamionët e tyre, materiale ndërtimi, për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi  i 2 kamionëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon hetimi i këtij rasti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në  rrugën “Gjergj Kastrioti”,  ka aksidentuar shtetasin L. M., 54 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025