IMT i shembi banesën se do ndërtohet rrethrrotullim, pronari qëllon me armë inspektorin! Dërgohet me urgjencë te 'Trauma'! Në pranga 52-vjeçari

Shembja e një banese pa pajtimin e pronarit ka çuar në plagosjen rëndë të inspektorit të IMT-së, pasditen e të premtes në Tiranë. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Ilirjan Gavelli, i cili u plagos me një plumb në bark nga 52-vjeçari Qani Muça, menjëherë pasi IMT ekzekutoi vendimin për shembjen e banesës. Ilirjan Gavelli u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në trajtim intensiv por jashtë rrezikut për jetën.

Autori, nga ana tjetër, u arrestua në vend nga policia dhe mësohet që në momentin që kreu plagosjen ka qenë i dehur. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”. Qani Muça kishte edhe precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2017 është arrestuar për dhunë në familje. Arma e përdorur, e cila nuk dihet ende nëse autori e kishte me leje apo jo, është sekuestruar nga policia.

Burime bëjnë me dije se shtëpia u shemb pasi ishte planifikuar të ndërtohej pallat pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”. Por, Bashkia e Tiranës sqaron për Report Tv se do të ndërtohet rrethrrotullim për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, duke prezantuar madje projektin infrastrukturor për zonën.

Një reagim e pati edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi nga drejtësia që të japë dënimin maksimal ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësve të shtetit. Ndër të tjera thekson se Bashkia nuk tërhiqet nga projektet publike për askënd.

“Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën!”, shkroi Veliaj.

Ndërkohë pritet që autori të japë dëshminë në polici për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
E shkuara kriminale e Qani Muçës, i dënuar në 2017 për dhunë në familje

1660320964_Screenshot2.jpg

Qani Muça, 52-vjeçari që plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Ai shkaktoi panik sot në në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark.

Ora 20:33
Veliaj reagon për plagosjen e inspektorit të IMT-së, kërkon dënim maksimal për autorin

1660330010_erionveliaj.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas plagosjes së inspektorit të IMT-së Ilirjan Gavelli, të premtën, duke kërkuar dënim maksimal për autorin.

Veliaj kërkoi prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit Qani Muça që plagosi Gavellin pasi ky i fundit mori vendimin për t'i shembur shtëpinë. Sipas Veliajt, Muça ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik - as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit - që as zapton e as dhunon -  e do progresin dhe refuzon t'i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t'i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, shtoi Veliaj.

Veliaj theksoi askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Tiranës, duke iu referuar edhe figurave politike që sipas tij frymëzojnë dhunën.

Ditët e fundit, Veliaj dhe Ilir Meta kanë pasur përplasje në distancë, që nisën me një postim të ish-presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021, për të treguar abuzimin me ndërtimet dhe ndotjen në kryeqytet. Mirëpo nuk është provuar se ajo e vitit 2021 është foto e Tiranës, pasi nuk identifikohet me asnjë lagje. Për këtë, Veliaj e ka akuzuar Metën se ka nostalgji për “Tiranën e spiunëve”, dhe poston foto të Kabulit për të akuzuar Bashkinë. 

Ora 18:58
(PAMJE) Ishte i dehur kur plagosi inspektorin, momenti kur autori 52-vjeçar shoqërohet në polici

 

Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer.

Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Qani Muça ka shtënë një herë ndaj Gavellit, me një të shtënë tejshpuese. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se nuk është marrë ende në pyetje.

Ora 18:29
Plagosja e inspektorit të IMT pas shembjes së banesës/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u plagos inspektori i IMT, Ilirjan Gavelli pasi u ekzekutua vendimi për shembjen e banesës në pronësi të Qani Muçës. Ky i fundit nuk ishte dakord dhe nxori armën duke plagosur në bark inspektorin. Në pamje duket se kanë mbetur vetëm inertet pasi IMT e ka çuar deri në fund vendimin, megjithëse nuk dihet ende arsyeja përse u shemb kjo banesë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia që ka bërë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit.

Ora 18:17
I shembën shtëpinë, kush është pronari që nxori armën dhe plagosi inspektorin e IMT-së (Emrat)

1660320948_Screenshot1.jpg

Ekzekutimi i vendimit për shembjen e një banese solli plagosjen e një inspektori të IMT në Tiranë. Pronari i identifikuar si Qani Muca nuk ishte dakord me vendimin dhe plagosi me armë zjarrin një prej inspektorëve, të identifikuar si Ilirjan Gavelli. Ai është në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka arritur të neutralizojë dhe autorin e ngjarjes që është shoqëruar dhe do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Ora 01:00
Foto e planit të bashkisë, rrethrrotullimi që do të ndërtohet në zonën ku u plagos inspektori i IMT-së

Report Tv ka siguruar fotografinë e projektit infrastrukturor të Bashkisë Tiranë për zonën ku ndodhej banesa e Qani Muçës, i cili plagosi inspektorin që dha vendimin për shembjen e kësaj banese.

Bashkia Tiranë tregon se në atë zonë, siç paraqitet edhe në projekt, do të ndërtohet një rrethrrotullim.

 

 

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 13/08/2022 08:57

    I bej thirrje pronarve te tjere, heren tjeter qe kan ndermend me shti, tja numerojne ne lule te ballit lali ushtres qe te shpetojne 1 here e mire nga e keqja

    Përgjigju
    • Lushka: 13/08/2022 13:30

      Hahahahah sa kam qeshur me kete moment ke te drejte o Eri Po kush do ja bej! Un e di ate godine aty Jan edhe disa mbrapa saj pothuajse te abandonuara edhe nje hale lagje aty tek Brandi qe del ne qytet students... Por lali e do ne lule sic the por pse denim maximal ai te tjeret qe kan bere vrasje kan marre nga 7 apo prishen interesat publike qokat midis ortakesise fudnja ju jeni fajtore o qeveri e poshter se e lemuar ate edhe 99% e popullsise! I doni votat kur behet fjale per vota por ato skan lgalizime ama! Popull sakat nga truri edhe injorant! Shkoni pas lulushave e ilurushqve e ediramushave e salirave me shoke edhe mos u ngrini per naften e bordit mos u ngrini se ka shkuar extrem buka orizi gjerat jetike! Rrini flini gjum!

  • Ani: 13/08/2022 00:48

    Bravo Lali..... I vetmi shtet ne bote ku pushteti, ligjet dhe VKM -et hartohen dhe miratohen brenda nates dhe ne mengjes jane gati per tu ekzekutuar. Por cudia dhe paradoksi me i padegjuar ndonjehere eshte se te gjitha kto ``Veprime Ligjore`` mbrojne qeveriun dhe klanin brenda llojit dhe sigurisht pasojat dhe barra bie gjitmone mbi te varferit dhe ata qe te mbytur ne halle e borxhe mezi kane ndertuar nje shtepi. E me thoni pak ju te dashur popull, po tju shkaterrohet mundi i gjith jetes para syve, si do vepronit ju? --apo do vazhdojme me te njejten retorike: maloke, kriminel... sali apo qeveri? tju shkaterrojne e tju nxjerrin ne mes te rruges dhe do shohim sa bukur do flisni pastaj..... Rrespekt per ate person i cili u mundua te mbroje djersen e tij sepse shteti mungon Dhe sigurisht sherim te shpejte dhe ndjese per personin dhe familjen e tij sepse kemi nje shtet qe nuk na mbron per asgje

    Përgjigju
  • Cehej: 12/08/2022 21:51

    Gjithcka eshte ne rregull tani qe lali zdromsi ka futur duart dhe kerkon denim maksimal. Po per veten tende dhe te gjithe bq-ret e llojit tend, kur do kerkosh dhe zbatosh denimin maksimal?

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/08/2022 21:02

    Pushteti me kriminel në krye kështu e ka, Edvin shkjau shqipfolës punon për serborus, mijëra metra katror që do shpronsohen në Durrës do i igen serbis fashiste për ndertim në port! Ky hajn tradhtar duhet var

    Përgjigju
  • Hajde: 12/08/2022 20:36

    Legalizimet pra, kush i shpiku dhe per cfare? Tani besoj zoteria do pjese nga pallati, jo shpronesim.

    Përgjigju
  • IKMT: 12/08/2022 19:57

    Po tani qe e godite cfare zgjidhe? Godite nje inpsktor familjar qe i ka rene ne pjese te jete stafi i imt dhe ska ca te bej tjeter vecse te zbatoj detyren,,,, shtepia u prish pallati do behet e ti vajte ne te semes

    Përgjigju
    • Lala: 12/08/2022 23:54

      Avash se po pati letra flasim ndryshe.del reagim per mbrojtjen e prones.dhe imt mban pergjegjsi per prishje te prones private.shkelje e ligjit etj etj.sjan te gjith te vobekt sic I kujton lali Eri.prona esht esht atij tyres QE qelloi.pra pa I gjet zgjidhje OSE shpronesin ske shonce me Jan prish me kallu edhe autostrada e re aty.se Ka ligje QE mbrojn prone private.tani te shofin ne direct NE vashdim Ka apo ska letra shpija dhe behet pallat apo rrethrotullim

  • Vlora: 12/08/2022 19:42

    Po mire ky trimi pse godet inspektorin? Mos kujton se pallatin do ta ndertoj inspektori qe merr nje rroge minimale, duron ofendimet e presionet e njerezve gjithe diten….inspektori thjeshte zbaton vendime po injoranca e njerezve arrin deri ne kete pike sa arrin nje njeri te tentoj ti marre jeten nje njeriu familjar qe punon per te ushqyer familjen,.. ky trimi meriton denim maksimal… shqiptaret se kuptojne akoma qe faji qendron te vet ata qe kane ndertuar pa leje e jo te ai inspektor qe ha gjithe perplasjet me keta njerez te cmendur

    Përgjigju
  • jani: 12/08/2022 19:12

    ATY DUHET TE SHEMBET E GJITHE LAGJA JO VETEM NJE SHTEPI....T.Q.R.O SALI BERISHA O KOMUNIST I POSHTER QE PRURE MALOKET PA LEJE NE TIRANE....

    Përgjigju
  • Niku: 12/08/2022 19:08

    Po policia nuk i shoqeron dot ne aksion keta inspektoret e INUK-ut qe thjesht zbatojne urdhra edhe lene koken per nje rroge shteti?!

    Përgjigju
  • ermal: 12/08/2022 19:08

    dy dur per nje koke ne fund te historise. per deri sa nuk ka drejtesi. dhe mua po te me k8shin shembur shtepine do beja te njejten gje.

    Përgjigju
    • ermal: 13/08/2022 09:38

      per vetgjyqsine ke degju ti ndonjehere o boss. me mbrojt deren dhe familjen un do ta kisha shujt gjith inspektoriatin e IMT si ai tipi ne mal te zi.

    • Melamin: 12/08/2022 19:42

      O bos, drejtesine e gjen ne gjykate, pastaj ne apel. Pastaj ne Gjykate te larte.

  • xXx: 12/08/2022 18:53

    Këtij hallexhiut nuk ja ka fajin inspektori...Luftë midis të varfërve...

    Përgjigju
  • Lala: 12/08/2022 18:51

    Qeka vend kryeveper per te bo pallat.paska hapesire te bollshme.do ket qen ne mes te sheshit shpija e prishur pun ndoshta

    Përgjigju
  • Hallall: 12/08/2022 18:44

    Mir jaka bo. Te lumt dora -qe te mesojn te tjere . Se i bojn me selektime.. se po tja prishin në base te trullate po . Por te forteve I dryshojn projectin hallexhive I prishin shtepin.

    Përgjigju
  • Cimiterra: 12/08/2022 18:27

    Tok e xanun!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv