Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas plagosjes së inspektorit të IMT-së Ilirjan Gavelli, të premtën, duke kërkuar dënim maksimal për autorin.
Veliaj kërkoi prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit Qani Muça që plagosi Gavellin pasi ky i fundit mori vendimin për t'i shembur shtëpinë. Sipas Veliajt, Muça ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.
“Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga! I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik - as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën! Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit - që as zapton e as dhunon - e do progresin dhe refuzon t'i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t'i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!”, shtoi Veliaj.
Veliaj theksoi askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Tiranës, duke iu referuar edhe figurave politike që sipas tij frymëzojnë dhunën.
Ditët e fundit, Veliaj dhe Ilir Meta kanë pasur përplasje në distancë, që nisën me një postim të ish-presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021, për të treguar abuzimin me ndërtimet dhe ndotjen në kryeqytet. Mirëpo nuk është provuar se ajo e vitit 2021 është foto e Tiranës, pasi nuk identifikohet me asnjë lagje. Për këtë, Veliaj e ka akuzuar Metën se ka nostalgji për “Tiranën e spiunëve”, dhe poston foto të Kabulit për të akuzuar Bashkinë.
Lajmi kryesor:
IMT i shembi banesën se do ndërtohet rrethrrotullim, pronari qëllon me armë inspektorin! Dërgohet me urgjencë te 'Trauma'! Në pranga 52-vjeçari
D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.9%
-
Të gabuar
13.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor, 20:50
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor, 19:41
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Të çash trafikun në Tiranë, 'mision i pamundur'! 'Paralizohen' rrugët, radhë të gjata mjetesh edhe në autostradën Thumanë -Kashar (VIDEO)
20 Dhjetor, 17:32
-
U zbulua në Rinas, ilaçi për ftohje a po trafikohet për të përzierë drogën?
20 Dhjetor, 17:25
-
Goditën me sende të forta 34 vjeçarin, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
20 Dhjetor, 15:38
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor, 14:29
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17