Tiranë/ Plagosi me thikë 60- vjeçarin në lokal, shkak konflikti i çastit! Arrestohet autori me precedentë penal (Emrat)

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditën e sotme, në rrugën 4 'dëshmorët në Tiranë.

Sipas policisë, 40- vjeçari Eljot Xhafa, me precedent penal, ka qëlluar me thikë 60- vjeçarin Agron Doci.

Mësohet se shkaku i plagosjes ka qenë një sherr i çastit, ndërsa të dy personat kanë qenë në një lokal, në të njëjtën tavolinë duke pirë alkol. 

"Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën "4 Dëshmorët", shtetasi Eljot Xhafa, rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin Agron Doci, 60 vjeç.  60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra

Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra