“Plaka Hanko i mbuloi të gjithë me duart e saj të thara dhe u nis për të ikur.
- Ç’është ky gjak që derdhet? Na thuaj një fjalë, nënë Hanko? - tha një grua përmes dënesës.
Plaka rrotulloi kryet, por, siç duket, e humbi drejtimin nga i erdhi zëri.
- Botës i ndërrohet gjaku, - tha ajo, pa vështruar njeri. – Njeriut i ndërrohet gjaku çdo katër-pesë vjet, botës çdo katër-pesëqind vjet. Këto janë dimret e gjakut.
Pas këtyre fjalëve, ajo u nis drejt shtëpisë së saj.
Ishte njëqind e tridhjetë e dy vjeçe…”
Ndoshta shkrimtarë si Ismail Kadare mund t’i vijnë Shqipërisë një herë në 100 vjet, ndërsa vetë shkrimtari na ka sjellë te “Kronikë në Gurë” “plakat e jetës”, siç ishte dhe Plaka Hanko. “Këto ishin plaka shumë të vjetra, që nuk çuditeshin nga asgjë dhe nuk kishin frikë nga asgjë. Ato prej kohësh nuk dilnin nga shtëpitë, sepse bota u dukej e mërzitshme, ngaqë për to, të gjitha ngjarjet, duke përfshirë këtu dhe ngjarjet e mëdha, siç ishin përmbysjet dhe luftërat, nuk ishin gjë tjetër veçse një përsëritje. Ato kishin qenë plaka në kohë e mbretërisë dhe kishin qenë plaka dhe para mbretërisë, në kohën e republikës. Ato kishin qenë plaka dhe në Luftën e Parë Botërore, madje, edhe përpara saj, në fillim të shekullit…”
A po ndodh vërtetë në Shqipëri ndërrimi i “gjakut”, ndërrimi i elitave? Në artin më të kulluar, në tradita, mes njerëzve të thjeshtë, mes “plakave të jetës” mund të marrim përgjigjet më të mira. Në të vërtetë, të vërtetën mund ta marrim vetëm mes më të mirëve dhe mes më të drejtëve mes nesh, që siç thotë ndokush, ekzistojnë, janë, por ndodh që mediat nuk i shohin, ose i shohin me vështirësi. Por më të mirët, janë dhe ata bëjnë ndryshimin.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të denoncuar Erjon Valiajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16
-
Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…
27 Dhjetor, 12:05
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor, 11:21
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:24
-
Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij
27 Dhjetor, 07:13
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
Jo. Nuk po ndodh me Shqiperi nderrimi i elitave. Perkundrazi. Faktet tregojne qe elita e trashegimise komuniste ka kapir dhe pothuaj asgjesuar shtetin dhe pushtetet ne vend. Me keq, eshte ne bashkeveprim hibrid me krimin e rende te organizuar. Sic e deshmon kete radhe nje element i frikshem si ai i Cyrbe dhe masat zyrtare per te fanitur ekzistencen e tij. Media eshte shurdhmemece ndaj kreut te elites se kalbur-Edi Rama. Besoj pergjigjet pyetjes.
Përgjigju