VLORË - Prej vitesh porti i Vlorës, i cili është më i madhi në jug të vendit prej vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.

Kjo ka bërë që agjencitë operuese si për pasagjerët dhe për mallrat t’i shmangen këtij porti, duke ndikuar në uljen e të ardhurave dhe rëndësinë e tij.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, drejtoria e portit në bashkëpunim me ekspertët ka hartuar një plan që parashikon rikontruskionin e këtij porti me donacione të qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Evropian.
 
Drejtori i portit, Xhevahir Celoaliaj, jep për mediat më shumë detaje rreth këtij investimi të rëndësishëm.

”Ky investim është parashikuar që nga fillimi është zgjatur dy vjet , nga kontaktet që kemi pasur me firmën fituese e cila ka ardhur dhe është regjistruar në QKR ka nxjerr NIPT-in shqiptar, besoj se do të realizohet brenda dy vjetësh, ata kanë ardhur, janë duke negociuar për të marrë ambientet e zyrave me qira dhe kanë kryer disa studime lidhur me akuariumin për vështirësitë që mund të kemi atje"- u shpreh Celoaliaj.

Ky investim sipas Celoaliajt pritet të ketë impakt pozitiv në punën e portit detar të Vlorës dhe mbi të gjitha edhe bilancet financiare pritet te kenë ndryshime rrënjësore.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)