TIRANE- Si rezultat i takimit të zhvilluar mes Autoritetit Portual Durrës dhe partnerëve të Projektit Ten Ecoport, u konkludua hartimi i një plani me qëllim krijimin e një zone ekologjike brenda territorit të Portit, për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve portuale. Të pranishëm në takimin e zhvilluar ishin partnerët kryesorë të projektit : Porti i Igumenicës(Greqi), ai i Barit(Itali), Drejtues të Autoritetit Portual Durres, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Ministrisë së Transportit, Institutit të Transportit, Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Kapitenerisë, Forcave të Sigurisë, Rojes Bregdetare, Prefekturës së Qarkut Durrës, Bashkisë Durrës, ARM-ja Durrës, Shoqatave ambjentaliste , Operatorëve dhe kontraktorëve të APD për çështje mjedisore, Mediave, etj.
Shaziman Hoxha, përgjegjës i sektorit të mjedisit, vuri në dukje se misioni i struktures që ai drejton është “mbrotja e ambientit detar dhe tokësor duke koordinuar punën me aktorët bashkëveprues, me qëllim monitorimin periodik të parametrave mjedisorë mbi cilësinë e ajërit, ujit dhe nivelit të zhurmave, nëpërmjet pajisjeve laboratorike, si dhe monitorimi i planit të menaxhimit mjedisor për minimizimin e impakteve ambjentale gjatë implementimit të projekteve dhe zhvillimit të operacioneve në port”.
Ndërkohë, Prof. Leonardo Damiani, përfaqësues i Leader Partner, ka bërë një rezyme të bashkëpunimit të projektit, duke pohuar se Porti i Durrësit dhe i Barit, kanë qënë Port pilot të implementimit të projektit, ndërsa ka vlerësuar rezultate.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com