Një nga kujtimet më të forta në kujtesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte momenti kur ai dhe bashkëshortja e tij i treguan fëmijëve se në vend kishin filluar bombardimet... Në këto moment nisi lufta në Ukrainë, një luftë e cila nuk dihet se kur do të mbarojë.
"Ne i zgjuam ata. Kishte shpërthime. ", tha Zelensky, teksa po tregonte copëza nga ditët e para të luftës për gazetarin Simon Schuster, i cili qëndroi pranë presidentit për dy javë në prill, për të realizuar një shkrim rreth figurës së tij në revistën “Time”.
Shumë shpejt u bë e qartë se zyrat presidenciale nuk ishin vendi më i sigurt për të qëndruar.
Ushtria e informoi Zelenskyn se ekipet ruse të sulmit, kishin rënë me parashutë në Kiev për të vrarë Zelenskyn dhe familjen e tij.
"Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma ," tha Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit.
Zelensky bardhezi, është shkrepur më 19 prill në Kiev.
Netët janë gjithmonë më të vështira për Zelenskyn. I shtrirë, sirenat e luftës dëgjohen në të gjithë vendin, ndërkohë që telefoni i tij nuk pushon.
“Drita e ekranit të telefonit i bie mbi fytyrë dhe e bën të ngjajë i një fantazmë, sytë i i rrudhen teksa lexon mesazhet që nuk pati mundësi t’i shihte gjatë ditës. Disa janë prej gruas dhe fëmijëve, disa të tjera prej të bllokuarve nën strehimore, e të tjera nga ushtarët që i kërkojnë gjithmonë e më shumë armë për luftën”, kështu shkruhet në artikullin e dedikuar për ditët e vështira të luftës që po përjeton presidentin i Ukrainës.
Zeleksyn nuk e zë gjumi gjatë natës. Mos është ankthi?
“Nuk më lë ndërgjegjja. Bombardimet nuk ndalen, ndërsa civilët janë të pambrojtur. Rusët vazhdojnë të kryejnë krime të tmerrshme, përdhunime dhe tortura. Bombat kanë rrafshuar qytete të tëra”, tha Zelensky.
Zelensky, një aktor humori, ndodhet përballë detyrës heroike të mbajë popullin e tij gjallë, në çdo aspekt të kësaj fjale.
Zelensky nuk e di sesi do të mbarojë lufta, ajo që di është se Ukraina ka nevojë për një president në këtë kohë të vështirë dhe ky është roli protagonist që ka zgjedhur ai.