Në planin financiar me 7 pika të hartuar nga qeveria shqiptare për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Koronavirus, do të përfitojnë dhe shtresat në nevojë.
Familjet që kanë pamundësi ekonomike dhe fizike do ta përfitojnë asistencën sociale në banesë.
Në fletoren zyrtare është botuar vendimi për ndihmën që do përfitojnë kategoritë si:
Familjet/individët përfitues të ndihmës ekonomike,
Personat me aftësi të kufizuara,
Personat, të cilët përfitojnë pension pleqërie,
Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë,
Familjet që kanë humbur banesën për shkak të tërmetit.
Listat, do t’i dërgohen në rrugë elektronike Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila do të bëjë verifikimin e përbërjes familjare të personave të listuar.
Për asistencën ndaj shtresave në nevojë do angazhohen dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të koordinojnë punën me komisionet e mbrojtjes civile, në qarqe dhe bashki.
Dërgimi i pagesave mujore, që këta persona përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale, i sigurimeve shoqërore, në banesë, do të kryhet nga shërbimi postar, në bazë të listave të konfirmuara, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Rreth 300 milionë euro është paketa me shtatë pika e qeverisë shqiptare për të përballuar pasojat dhe luftën me koronavirusin në të gjitha frontet,në shëndetësi, por edhe bizneset e individët.
Për biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe papunësinë, kategoritë më të prekura nga situata e krijuar qeveria ka akorduar në total 53 milionë euro.
Foto nga udhëzimi
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor, 11:28
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Punonjës social në banesë për të moshuarit e shtresat në nevojë
4 Korrik, 15:34
-
Nga bursat për nxënësit tek ndihma ekonomike, Këshilli Bashkiak miraton disa vendime të rëndësishme
26 Shkurt, 16:57
-
Këshilltarët e Berishës dhe Metës nuk votuan ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë, Veliaj: Më thanë se kishin urdhër nga kryetari partisë
1 Shkurt, 15:37
-
Propozimi/ Ndihma ekonomike që marrin fëmijët të indeksohet çdo vit, rrit mundësinë për shkollimin e tyre
24 Janar, 16:32
-
Strategjia 2024-2030/ Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë! Ministria: S’mjafton për të dalë nga varfëria, të rritet vlera! Do rishikohet edhe sistemi i pikëzimit
28 Nëntor 2023, 13:31
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24