Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka zbuluar se propozimi franko-gjerman ka 11 pika dhe jo 10 siç ishte bërë me dije më herët. Në një intervistë për mediat e Kosovës, Lajçak bëri të qartë se qëllimi i këtij plani ishte normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
I pyetur se cili do të ishte reagimi i BE nëse ky plan refuzohej, Lajçak tha se bashkësia ndërkombëtare do të zvogëlojë mbështetjen për palën që nuk pranonte planin e propozuar.
Ai theksoi se misioni i 5 përfaqësuesve të dërguar nga SHBA dhe BE ishte i rëndësisë së veçantë.
“Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër. Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, përfaqësuesit e SHBA dhe BE dhe erdhën këtu për asgjë”-tha Lajçak.
Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se gjatë takimit me pesë të dërguarit e SHBA dhe BE, këta të fundit i kishin bërë të qartë se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbië në BE.
Cfare pakuptimesie ne politiken nderkombetare!Dy ndermjetesuesit e BE ai nga Sapnja dhe i dyti nga Sllovakia,jane ata qe quan"tym e flake"kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.Ku tash mu keta dy duhet te ndermjetesojne e ndikojne ne pese shtetet e BE,mes tyre edhe shtetet nga vijne ata, qe ta njohin Kosoven!!Vertet e pakuptimet dhe aspak premtuese per arritjen e suksesshme te qellimit te BE dhe SHBA-ve per nje Marreveshje te qendrueshme Kosove-Serbi.
PërgjigjuE mjera Kosove qe menduan se u cliruam nga shtypja Serbe por keta ndermjetesues ku e cojne Kosoven ne izolimin total ku i vjen era e vitit 1912-13 kete qellim e ka perendimi per zhdukjen e Shqiptareve ne Kosoce ose te pranojne te jetojne si skllever nder Serbine ,presioni qe i behet sot Kosoves ku populli nuk mundet ta perballloj ,pse qeveria e Kosoves nuk organizon nji referendum ku populli duhet te flet se cka duan dhe jo cka kane nenshkruar mareveshtjet qe te gjitha pikat jane kunder Kosoves .
Përgjigju