Plani i ashpër për ndalimin e duhanit, Zelanda e re parashikon: Deri në 2025, duhanpirësit më pak se 5%

Plani i ashpër për ndalimin e duhanit, Zelanda e re parashikon: Deri në 2025, duhanpirësit më pak se 5%

Foto ilustruese

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për qëllim frenimin e vdekjeve nga duhanpirja. Pjesa më e madhe e planit të Qeverisë së Zelandës së Re fokusohet në ndryshimin e situatës me përdorimin e duhanit në mesin e popullatës indigjene, Maori.

Zelanda e Re është një prej 17 shteteve ku paketimi i thjeshtë i cigareve është i domosdoshëm. Ky shtet, po ashtu, e ndalon shitjen e cigareve për çdo person nën moshën 18-vjeçare. Por, autoritetet thanë se këto masa janë të pamjaftueshme për të arritur synimin që deri më 2025, përqindja e duhanpirësve të jetë nën 5 për qind.

Ndalesa e përjetshme

Zelanda e Re planifikon që nga viti 2027 ta bëjë të jashtëligjshme shitjen e cigareve për çdo person në moshën 14-vjeçare apo edhe më të rinj. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi përjetësisht.

Kjo i bie që një person që do të jetë 60 vjeç në vitin 2073 nuk do të mund të blejë cigare, por një person 61 vjeç do të mund ta bëjë një gjë të tillë.

Pse nga mosha 14 vjeç e më poshtë?

Autoritetet shëndetësore në Zelandën e Re thanë se duhanxhinjtë zakonisht nisin të konsumojnë duhan gjatë rinisë, me katër prej pesë banorëve në Zelandën e Re nisin të tymosin duhan në moshën 18 vjeçe dhe 96 për qind deri në moshën 25 vjeçe.

Autoritetet thanë se me ndalimin e një gjenerate nga duhanpirja, shpresojnë se do të parandalojnë rreth 5,000 vdekje gjatë vitit.

Çfarë ndryshime të tjera janë planifikuar?

Sipas legjislacionit të prezantuar, që Qeveria planifikon që ta bëjë ligj në fund të vitit të ardhshëm, fillimisht do të kufizohet numri i dyqaneve që do të mund të shesin cigare nga viti 2024.

Më pas, nga viti 2025 planifikohet që të ulet niveli i nikotinës – përbërësi që shkakton varësi – në cigare, në mënyrë që duhanpirësit ta kenë më të lehtë ta lënë duhanin. Dhe në fund, Qeveria planifikon që në vitin 2027 të ketë gjeneratën e parë pa duhan.

Si do të zbatohen këto masa?

Autoritetet në Zelandë të Re nuk kanë treguar se si do ta zbatojnë këtë plan. Po ashtu, nuk kanë treguar se cilat biznese do të ndalohen që të shesin produkte të duhanit.

Detaje të reja pritet të bëhen publike kur ligji të shkojë në Parlament vitin e ardhshëm.

A do të bëhet Zelanda e Re shteti me ligjet më të ashpra kundër duhanit?

Përgjigjja në këtë pyetje është jo. Republika e Butanit që nga viti 2010 ka ndaluar shitjen e cigareve (edhe pse ndalesa u hoq përkohësisht më 2020 me qëllim që të ndaloheshin importet nga India në tregun e zi, pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë COVID-19)./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë