Pas planit prej 28 pika të SHBA për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, një plan prej 24 pikash u paraqit dje në samitin e Gjenevës nga Bashkimi Europian.
Për ekspertin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Geron Kamberi, i ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, tha se ky plan i BE vjen pasi kjo e fundit është e interesuar për arritjen e një armëpushimi.
‘BE është një nga aktorët më të interesuar për zgjidhjen e konfliktit. Nuk është e thjesht zgjidhja e kësaj situate, BE dhe vendet e tjera i ka dhënë 300 mnl dollarë Ukrainës që të forcojë kapacitet e saj mbrojtëse. Trump përtej asaj deklarate që bëri kur erdhi në pushtet që tha do e zgjidh luftën për 24 orë, pa me kalimin e kohës që nuk është një konflikt kaq i thjeshtë për tu zgjidhur, por i ndërlikuar.
Po në këto dy plane si në të BE edhe në atë të SHBA mungon Rusia. Ky konflikt nuk mund të zgjidhet pa përfshirë edhe Rusinë. Plani prej 28 pikash i SHBA ngjalli një reagim edhe në Ukrainë edhe ne vendet e tjera’, theksoi ai.
Kamberi tha se negociatorët e Rusisë do të shqyrtojnë të dyja planet që janë paraqitur edhe atë të SHBA dhe të Bashkimit Europian.
‘Në momentin që ne flasim nuk ka asnjë marrëveshje armëpushimi, ka pasur luftime dhe bombardime edhe gjatë orëve të fundit. Ajo që do thosha është se negociatorët rus do të shohin planin e BE dhe atë të SHBA dhe sa dakord do të jenë me modifikimet e planit që kanë bërë. Në këtë histori nuk bëhet fjalë për çështje ultimatumesh por për zgjidhjen e një konflikti që ka marrë jetë njerëzish’, tha ai.
Për Kamberin, gjatë kësaj lufte Ukraina ka pësuar dëme të mëdha.
‘Ukraina ka nevojë për një ndihmë të madhe financiare. BE duhet që të financojë Ukrainën, sepse një vend që është në luftë e ka të vështirë që të financojë vet në shumë aspekte. Ukraina ka pësuar dëme të mëdha, rindërtimi i Ukrainës kushton shumë sidomos për infrastrukturën civile’, tha ai.
Komente











