DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!

Dëgjesa e dytë publike për Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Qytetit Antik të Klosit u mbajt këtë të martë në Teatrin e Operas në Tiranë. As përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e as nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë që ka hartuar draftin, të pyetur nga Report tv nuk dhanë një përgjigje konkrete për investimin prej 6 milionë eurove të Delegacionit Europian. (Në vitin 2019 Qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e Parkut Arkeologjik Bylis)

"Këto janë pyetjet reale që duhet të diskutojmë. Janë tre shtyllat reale në planin e menaxhimit : 1) Resaturimi i monumenteve të Parkut Arkeologjik të Bylist dhe të Qytetit Antik të Klosit 2) Pjesa e përmirësimit të infrastukturës turistike, është qëndra multifuknsionale dhe muzeu. 3) Zhvillimi ekonomik", u shpreh drejtuesi ("team leader")  i projektit "Bylis" nga AICS,  Ilir Parangoni, që i pyetur për shifra konkrete tha se për këtë duhet bërë një kërkesë (informacion që televizioni e ka kërkuar dhe më herët pranë MEKI-t ). 

Nga ana tjetër deputetja Ina Zhupa dhe arkeologu Neritan Ceka folën për përdorim të deritanishëm të mbi 800 mijë eurove. Sipas tyre, nga pala shqiptare janë përdorur një pjesë e vogël e këtij fondi (Sipas prof. Cekës 60 mijë euro). 

“Të huajt” e tjerë të përfshirë në projekt në mbështetje të AICS dhe MEKIT janë rajoni Emiglia-Romagna dhe Universiteti i Bolonjës, me institucione të tyre të specializuara. Por, projekti i tyre, në konsultën e sotme u përball me një sërë kritikash. Deputetja Ina Zhupa nënvizoi si mangësi mungesën e një vizioni në këtë draft (sipas deputetes mund të realizohej më mirë nga studentët e saj të vitit të parë) që Parku i Bylisit të përfshihet në listën e pasurisë botërore në UNESCO.

"Të kesh një projekt për 'Bylisin' dhe të mos kesh një parashikim për përgatitjen e dosjes së Parkut për t'u përfshirë në pasuritë botërore të UNESCO-s", kjo është e pajustifikueshme,  u shpreh deputetja e PD-së Ina Zhupa.

Sa i përket ‘akuzave’ të deputetes për një nismë koncensionare, këto u hodhën poshtë nga përfaqësuesit e MEKIT (Sokol Duma zv. ministër i MEKI-T), që theksuan se bëhet fjalë për një fondacion publik dhe jo privat. Nevojën për ngritjen e një fondacioni të tillë, të themeluar nga Ministria e  që sipas tyre mund të jetë me menaxhim direkt, e justifikuan për arsye vendimmarrje dhe dhënie më shumë hapësirë ekspertëve të fushës dhe institucioneve shkencore. Por specialisti i trashëgimisë Auron Tare, i mbështetur nga studiuesi Ceka, u shpreh se në një rast të tillë do të ishte më e drejtë dhënia e menaxhimit të drejtëpërdrejtë institucioneve përkatëse shkencore, Akademisë së Shkencave me Insititutin e Arkeologjisë, që në këtë draft po ashtu kanë dhënë ndihmesën e tyre teknike.

Kritik ndaj draft projektit ishte edhe ish-drejtuesi i projektit “Bylis” në AICS, Tomorr Luzati, i cili ishte skeptik për ndryshimin e modelit të menaxhimit nga i drejtëpërdrejtë publik në me fondacion, duke folur po ashtu për mangësi në specifikime financiare por edhe teknike, si dhe mospërputhje që në datim të projektit, që mbaron në dhjetor të 2024-ës ndërkaq që përmban menaxhimin edhe për vitin në fjalë.  

Ndërkaq me ashpërsimin e toneve, dhe pretendimin se ekspertët vendas do ta bënin me më shumë profesionalizëm këtë menaxhim se sa të huajt, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri Hubert Perr, theksoi se ata e ndërmarrin këtë nismë për të asistuar vendin tonë, me një investim, që mund të bëhej edhe në vende të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mallakastriot: 07/05/2024 18:11

    Boll vodhet fondet o rrobqira, nje grusht dhe do merrni me vete ne boten tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë