TIRANE - Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari e ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, e cilësoi të turpshme deklaratën e Presidentit Meta në të cilën sulmoi faktorin ndërkombëtar. Sipas deputetes Hajdari, Meta hoqi dorashkat dhe nuk u soll si President duke shtuar se ndërkombëtarët e huaj kanë luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në Shqipëri. Sa i përket situatës brenda PD-së, deputetja thotë se selia blu po vuan gabimin e djegies së mandateve. Lidhur me situatën në PD pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Hajdari mendon se Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit.
Rudina Hajdari thotë se zgjedhjet e 30 qershorit janë fakt, ato tashmë janë bërë dhe ligjshmërinë ose jo të tyre mund ta ndërmarrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Duke komentuar vendimin e kryebashkiakëve të PD-së për të mos liruar zyrat për të zgjedhurit e rinj socialist nga 30 qershori, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, tha se kjo është një situatë që i ka dalë nga duart kryedemokratit Basha, ndërsa paralajmëroi se do të ketë përplasje.
Rudina Hajdari është vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari, ish-dhjetoristit të vrarë në 12 shtator 1998...Dhe nuk e harron këtë fakt. Madje është pikërisht beteja e tij politike që e frymëzoi edhe vetë atë të bëhet politikane, tashmë jo vetëm deputete, por edhe kryetare e grupit parlamentar demokrat.
Thotë se ndihet krenare për mbiemrin që mban, dhe se njëjtë si babai i saj do të luftojë për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Vendimin për të qëndruar në parlament pasi PD-LSI dhe aleatët dogjën mandatet, thotë se demokratët e vërtetë e kuptojnë, pasi ishte pikërisht për të mos i braktisur ata. A e sheh veten në të ardhmen në krye të një partie? Rudina Hajdari thotë se nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë më tutje. Por teksa drejtimi i një partie duket i largët, vizioni i saj i afërt është reforma zgjedhore, të cilën ajo po e kryeson në një komision parlamentar.
"Ndihem krenare e bija e kujt jam, për vendimin tim që mora. Dhe do vazhdoj të luftoj fort për të djathtën shqiptare. Duke qëndruar në parlament unë këtë bëra, nuk i abandonova, nuk i shtypa parimet e mia, nuk bëra konsensus për të marrë vendim kundër këtyre parimeve. Demokratët e vërtetë i kuptojnë shumë mirë fjalët e mia, kjo nuk është tradhti ndaj tyre, qëndrova në parlament për të djathtën. Nuk di dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë më tutje. Beteja ime do varet shumë sidomos në suksesin që do kemi në reformën zgjedhore, unë do jem një nga personat që do e udhëheq këtë reformë. Por do vazhdojmë me ngulm të kemi një ndryshim të sistemi. Pa ndryshimin e tij është e pamundur të kemi reflektim për mënyrën sesi funksionojnë partitë sot. Duke pasur një sistem tjetër, që jep më shumë hapësirë kandidatëve të pavarur, partive për të përfshirë njerëz më përfaqësues ndaj elektoratit, jo të vënë aty për shkak të kryetarit, por sepse janë vërtetë njerëz që do mbështeten nga populli", u shpreh deputetja Hajdari e ftuar në "Repolitix" në Report Tv përball♪7 gazetarit Denis Minga.
Shpjegon edhe përse ishte në listat e PD-së nga kryedemokrati Basha, kur në thelb është për ndryshimin e sistemit në lista të hapura.
"Sa i përket listave na është thënë pse jeni bërë pjesë e listave, kur jeni kundër. Është në të drejtën e dhe të krydemokratit ta thotë, por ajo ishte një listë që zoti Basha nuk i peshoi të gjithë në të njëjtën mënyrë
Jam tejet krenare për mbiemrin që kam. Asnjëherë nuk do t'i kisha marrë këto hapa, apo të bëhesha pjesë e politikës nëse nuk mendoja që kisha dëshirën dhe pasionin për punën që bëj dhe nëse nuk do ti kisha këto element nuk do futesha në politikë. nuk do bëhesha pjesë e kësaj liste.
Edhe kur jam futur në politikë ka qenë periudhë e vështirë, protestash, që pata përballje direkte me çfarë po ndodhte, kisha rezervat e mia por u desh kohë të formoja opinionet e mia, jam treguar e matur, por duke mos braktisur në asnjë moment parimet e mia.
Unë jam e vetëdijshme për mbiemrin që kam. Kjo më jep përgjegjësi më të madhe për të qenë sa më e drejtë në vendimet e mia, jam në një pozicion të vështirë, unë i marr vendimet me një përgjegjësi shumë të lartë. Do vazhdoj të luftoj me të njëjtën mënyrë si babai im për të rivendosur demokracinë në Shqipëri".
Rudina Hajdari thotë se paralajmërimi që Mattheë Palmer, Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit bëri për liderët e opozitës Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, shmangu përplasjet në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Protestat duhet të jenë patjetër paqësore. Nëse kryetari mendon se nuk e ka situatën në kontroll duhet të marrë disa hapa pas se nuk mund të tolerohen më këto sjellje. Dhuna nuk do të tolerohet më, tha Palmer. Nëse Basha nuk e ka në kontroll duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo gjë do thelojë situatën dhe dëmtimin e interesave të partisë. Duhet të jemi më të pjekur dhe reflektues. Mund të ketë qenë një paralajmërim që në praktikën e DASH ata nuk hedhin asnjë fjali të tillë pa i zbatuar, dhe prandaj dihen shumë të prerë që në momentin që e thonë diçka e mbajnë fjalën e tyre dhe nuk bëjnë hapa pas. Kjo ka qenë arsyeja që arritëm të evitonim një përplasje më 30 qershor", tha deputetja Hajdari në Repolitix.
“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme", ishte parlaajmërimi i SHBA. Ndërkohë Palmer, në një intervistë për VOA tha se kush pengon zgjedhjet shkëput marrëdhëniet me SHBA.
Deputetja Rudina Hajdari komentoi në Repolitix, në Report Tv, vendimin më të fundit të kryedemokratit Lulzim Basha për të vijuar me protestat, ku e radhës do të jetë të hënën, më 8 korrik.
Ajo tha se nuk e kupton se cila është arsyeja që Basha del në protestë, duke rrëzuar pretendimet e tij se zgjedhjet e 30 qershorit ishin fitore për PD-në nisur nga fakti që 85% e shqiptarëve nuk morën pjesë në votime. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat tha se 30 qershori ishte një goditje për PD-në nga qytetarë të shumtë që shkuan në votime duke dhënë vota qëllimisht të pavlefshme, vetëm për të shprehur qëndrimin e tyre kundër bojkotit të opozitës. Sipas Hajdarit, Partia Socialiste ruajti mbështetësit e saj si në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
"Nuk tha pse duhet të jetë kjo protestë kombëtare. Këto janë deklarata që ushqejnë një mentalitet që e dëmton PD-në se ky është momenti që ata duhet të reflektojnë se cili duhet të jetë hapi dhe duhet të jenë më të kujdesshëm. Nëse do të ketë protesta nuk duhet të jenë të dhunshme dhe zoti Basha duhet ta cilësojë këtë, duhet t'i sigurojë shqiptarët që nuk duhet të sjellë dhunë. Nuk e kuptova cila është arsyeja e protestës, në emër të kujt po dalin dhe çfarë duan të arrijnë. Nuk e di nëse dolën në protestë që të thonë se fituan referuar mospjesëmarrjes në zgjedhje. Në kushtet që u bënë zgjedhjet shumë njerëzit e kanë pasur të pamundur se do etiketoheshin si socialistë tradhtarë po të shkonin...Ishin kushte shumë të vështira dhe shumë qytetarë nuk kanë mundur të shkojnë në zgjedhje vetëm për shkak të situatës që dihej se përse ti po shkojë në zgjedhje, të votojë një kandidat të PS-së. Ata që kanë vajtur për hir të detyrës për të votuar, janë cilësuar si socialistë, kur kemi pasur edhe shumë fletë të pavlefshme. Këta refuzuan faktin që mos të merrnin pjesë në zgjedhje dhe fakti që i etiketojmë këto zgjedhje si të PS-së dhe çdo njeri që shkoi si të PS-së dhe themi që PD mori 85% të mbështetjes qytetare, nuk është një analizë e qartë dhe e drejtë.
Pjesëmarrja tregon që PS ka mbajtur mbështetjen e saj. Edhe në 2017-ën kjo ka qenë përqindja e mbështetësve të PS-së.
PD nuk është e qartë më atë që do, nuk është e qartë a ta quajë 30 qershorin fitore apo humbje. Nuk duan të pranojnë që djegia e mandateve ishte një gabim falat që dëmtoi demokratët dh Shqipërinë në tërësi. Sepse kjo ngadalësoi si procesin e integrimit dhe e bëri situatën të vështirë për një marrëveshje tjetër politike", tha Hajdari përballë gazetarit Denis Minga.
Deputetja Rudina Hajdari beson se tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për reformën në drejtësi, që sipas saj do të finalizohet me ngritjen e SPAK para tetorit. Në studion e Repolitix, kryetarja e grupit parlamentar demokrat foli për hipokrizi të të dyja palëve politike, kur tha se vetë i kanë miratuar me konsensus personat që po bëjnë vetingun.
"Ekziston një hipokrizi e madhe. Pse tani këta e kontestojnë kaq shumë reformën zgjedhore? Ata ishin vetë që i zgjodhën këta njerëz? Aty ka pasur shumë kandidatura, i kanë zgjedhur vet me konsensus të gjithë anëtarët e KPK KPA, ata kanë qenë vet në tavolinë dhe kanë miratuar këta njerëz që po bëjnë sot vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Besoj se organet e SPAK do ngrihen përpara tetorit që të na japin mundësinë të kemi një dritë jeshile nga BE. Uroj që tre muajt në vijim të jenë finalizuese për reformën në drejtësi. Është një reformë që do të përfundojë dhe uroj të përfundojë shumë shpejt", tha Hajdari.
Në bindjen e saj Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u mbajtën nga mazhoranca dhe u njohën edhe nga SHBA, BE e ndërkombëtarët, është në shkelje të kushtetutës. Megjithatë, Rudina Hajdari thotë se vendimi përfundimtar i takon gjykatës kushtetuese dhe se presidenti Ilir Meta duhet të vijë në parlament për të treguar arsyet përse e mori atë vendim.
"Duke e parë në parim duket që presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Por ky është një proces i gjatë, nuk mund të vendoset me një laps. Presidenti duhet të vijë në parlament të tregojë arsyet e veta përse e bëri", tha Hajdari.
E ftuar në Repolitix përballë gazetarit Denis Minga, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari komentoi edhe deklaratën e presidentit Meta për mos njohjen si legjitim të parlamentit me opozitën e re që mori mandatet pas largimit të PD-së, LSI dhe aleatëve.
"Presidenti nuk është Gjykata Kushtetuese ta marrë këtë vendim me mendjen e tij, ishte një deklaratë e papërshtatshme për një president. ai duhet të reflektojë dhe të mos vazhdojë me këtë retorike. se nuk i takon atij nëse këta deputetë janë apo jo legjitim", u shpreh kryetarja e grupit parlamentar demokrat.
Rudina Hajdari thotë se lidhjen me të djathtën e ka në gen, duke qenë se ajo është vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdarit, ish-dhjetorit. E pyetur nga gazetari Denis Minga, nëse do të mund ta shohim në krye të një partie të re, Hajdari u përgjigj duke thënë se ajo do i përkasë gjithmonë të djathtës shqiptare, por la të nënkuptuar se edhe mund të jetë në krye të një partie të re të bazuar vetëm mbi parimet e djathta.
"E ndjej veten pjesë të së djathtës shqiptare, dhe e quaj veten si demokrate e lindur e tillë dhe do vazhdoj të jem demokrate. Dhe nuk mund t'më shkëpusë njeri nga kjo lidhje gjenetike që kam dhe mënyrën se si jam rritur në lidhje me parimet se çfarë e djathta përfaqëson. Do vijoj të kem parime të djathta", u shpreh Hajdari nw Repolitix.
Rudina Hajdari thotë se zgjedhjet e 30 qershorit janë fakt, ato tashmë janë bërë dhe ligjshmërinë ose jo të tyre mund ta ndërmarrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Duke komentuar vendimin e kryebashkiakëve të PD-së për të mos liruar zyrat për të zgjedhurit e rinj socialist nga 30 qershori, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, tha se kjo është një situatë që i ka dalë nga duart kryedemokratit Basha. Ajo tha në emisionin "Repolitix" përballë gazetarit Denis Minga, se nuk është në tagrin e kryebashkiakëve të njohin ose jo zgjedhjet duke u sjellë si gangsterë siç ajo u shpreh.
"Do të kemi një vendim nga Gjykata Kushtetuese, ndoshta do reflektojmë përse ndodhën këto, në një fazë post zgjedhje. Nuk e parashikoj dot nëse do të kemi zgjedhje të tjera. Fakti është qe zgjedhjet ndodhën pa pasur opozitën. Një nga partitë më të mëdha të vendit nuk mori pjesë dhe kjo është për të ardhur keq. Nëse do të përsëriten këto zgjedhje do ishte një gjë për tu parë më vonë kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese", tha Hajdari.
Për vendimin e kryebashkiakëve të PD-së u shpreh: "Është një situatë që i ka dalë jashtë kontrollit. Kryetari i PD nuk është në gjendje të shikojë dhe të gjejë një zgjidhje për këta kryetar bashkie që refuzojnë të largohen nga zyrat e tyre. Mendoj se kjo do të sillte përplasje. E shikoj që kjo do ndodhë, sepse shumë njerëz të thjeshtë do të humbin njerëzit e punës, dhe këtë gjë nuk mund ta ndalojë dot asnjë njeri. Zgjedhjet dolën, u certifikuan deri diku dhe do të ketë një zëvendësim të kryetarëve të bashkive, dhe detyrimisht këta që kanë qenë do zëvendësohen me të rinjtë që fituan në zgjedhjet e 30 qershorit. Unë e shikoj të pashmangshme. Është e kotë të themi që nuk i njohim këto zgjedhje. Nuk është në tagrin e këtyre kryebashkiakëve, nuk mund të bëjnë rolin e gangsterëve. Mendoj se zoti Basha ndodhet në situatë të vështirë".
E ftuar në studion e Repolitix përballë gazetarit Denis Minga, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari deklaroi se vendimi për djegien e mandateve u vendos shumë shpejt dhe nuk ishte vullnet i të gjithë deputetëve të saj por vetëm i disa prej tyre. Ajo deklaroi se pas këtij vendimi opozita pretendoi se do rrëzonte qeverinë, por siç shtoi ajo, kjo gjë nuk mund të arrihet vetëm me një slogan.
"Ka qenë një mbledhje grupi parlamentar demokrat në atë kohë. Nuk kam qenë në atë mbledhje. Ka qenë një situatë ku u vendos shumë shpejt. Nuk u komunikua me të gjithë deputetë. Vendimi i u mor në mënyrë të shpejtë dhe të pa konsultuar. Ne duhet të konsultohemi me partnerët tanë dhe nuk mund të themi se këto janë vendimet tona. Ja ku jemi sot. PD nuk u mbështet nga ndërkombëtarët. Beteja dështoi dhe jemi në një situatë kur PD duhet të reflektojë dhe të mos krijojë pritshmëri të tjera të larta. Kur dogjën mandatet thanë se do largojnë qeverinë me sloganin Rama ik, po nuk mund të rrëzohet një qeveri me një slogan. Demokratët duhet të jenë të vetëdijshëm se për këtë faji është i atyre pak personave që menduan se kështu mund të vihet në pushtet.
Nuk besoj se ishte një lëvizje diabolike. Lëvizja e forcoi mazhorancën. I dha 61 bashki. Nuk duhet ta kishin bërë këtë gjë. Kundërshtari mund të jetë më autokrati në 30 vitet e fundit. PD ka pasur dhe ka shqetësime legjitime, ishte lidhja e qeverisë me krimin e organizuar dhe përhapja e korrupsionit. ne nuk mund të rrinim symbyllur përpara këtij fenomeni dhe në këtë aspekt mendoj se opozita duhet të kishte luftuar akoma më shumë. Po të kishte qëndruar në parlament dhe të mos e braktiset elektoratin sepse janë shumë demokratë që nuk e kanë mbështetur vendimin për të djegur mandatet. Disa prej tyre kanë përshtypje më ekstreme se të tjerët. Mendoj se PD është në një fazë refleksioni dhe do ndihet akoma më shumë pasoja e vendimit që mori muaj më parë", tha Hajdari.
Për Rudina Hajdarin, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin idealet, por përgjegjësia në radhë të parë sipas saj, është e opozitës që mori një vendim të gabuar për t'i bojkotuar. Referuar konferencës për mediat që Presidenti Ilir Meta mbajti ku kërkoi që më 13 tetor të mbahen sërish zgjedhjet vendore, por edhe parlamentaret dhe për Presidentin, kryetarja e grupit parlamentar demokrat tha se kreu i shtetit në mënyrë të turpshme sulmoi ndërkombëtarët. Sipas saj, diplomatët e huaj kanë luajtur rol konstruktiv në Shqipëri por në këtë krizë të fundit, zgjidhjen ja kanë lënë në dorë politikanëve shqiptarë. E ftuar në Repolitix, Hajdari tha se në atë konferencë Meta hoqi dorashkat dhe nuk u soll si burrë shteti.
"Ndoshta këto zgjedhje nuk ishin ideale. U bojkotuan nga opozita. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Ne duhet të pranojmë fajet tona dhe të ecim përpara sepse jemi përpara vendimit të tetorit për hapjen e negociatave.
Sa i përket presidentit dhe konferencës ishte një dalje e cila nga të gjithë u pa problematike se ai hoqi petkun e një burrë shteti dhe foli në një mënyrë që nuk i takon një presidenti të flasë në emër qoftë të popullit. Pashë një president të shqetësuar, hoqi dorashkat por bëri dhe shumë gafa në atë prezantim dhe në mënyrë të turpshme atakoi ndërkombëtarët që nuk i takon presidentit t'i sulmojë në atë lloj mënyrë ndërkombëtarët që luajnë një rol konstruktiv në Shqipëri, sugjerues, dhe nuk kanë fare të bëjnë me vendimet tona. Në këtë krizë ndërkombëtarët kanë zgjedhur të zgjidhet midis nesh, dhe ne nuk arritëm dot ta zgjidhim. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë, nuk do donim të kishim zgjedhje pa opozitën...
Presidenti duhet të reflektojë. Presidenti duhej të ishte në Shqipëri kur opozita dogji mandatet, jo në Gjermani. Të mos e kishte lënë këtë hap të opozitës të bëhej sepse solli pasoja shkatërruese për vendin, prandaj kemi këtë situatë që mazhoranca ka uzurpuar institucionet. Edhe opozita ka përgjegjësinë e saj në situatën që jemi sot", tha Hajdari.
Sipas Rudina Hajdarit, kryetare e grupit parlamentar demokrat, situata e tensionuar politike që kaloi Shqipëria dhe që vijon të kalojë, do të kalojë shumë shpejt me ecjen para të reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore. Kjo e fundit, pra reforma zgjedhore, siç Hajdari tha në Repolitix, është tashmë një detyrim ndërkombëtar.
"Unë mendoj që ne e kaluam një tension shumë të madh dhe gjërat do futen në shinë, sepse do përfundojmë reformën në drejtësi, reforma zgjedhore do bëhet një detyrim ndërkombëtar. Ne tani kemi edhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët, sidomos me ambasadën amerikane dhe BE-në. Jemi përballë një situate që në vijim do të jemi më të kthjellët dhe konstruktivë kur vjen puna për të plotësuar nevojat për t'i bërë gjërat të ecin përpara", tha Hajdari përballë gazetarit Denis Minga.
E ftuar në Repolitix, emisionin e moderuar nga Denis Minga në Report Tv, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, tha se me kërkesën e sotme në Konferencën e Kryetarëve për të shtyrë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nuk është kundër procedurës së nisur, por thjesht kërkon që situata politike të jetë me e qetë. Sipas saj, edhe Presidenti e meriton që të gjykohet në një proces pa ndikime politike dhe pa situata të tensionuara. Në bindjen e saj, Presidenti e ka shkelur Kushtetutën.
"Ka pasur një debat të hapur mes mazhorancës dhe presidentit që ka çuar në acarim të situatës. Për të qenë sa më të qetës dhe të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për atë shkelje që ne supozojmë është bërë me zhdekretimin, mendoj se ngritja e këtij komisioni duhet bërë në një situatë më normale. Nuk duhet të biem pre e lojës politike të mazhorancës që ajo kërkon të bëjë me presidentin. Unë e kam cilësuar si një vendim që mund të pështjellojë situatën. Nëse presidenti do shqyrtohej nga parlamenti që të shkarkohej nuk përbën problem nëse bëhet tani apo më vonë. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese përbën një nevojë imediate për shqiptarët, dhe këtë duhet të bëjmë tani. Ne nuk duhet të marrim hapa në momentin që gjërat janë të acaruara. Parlamenti duhet të jetë më serioz dhe nëse do e ngremë këtë emision hetimor, që në këtë rast duhet të ngrihet, nuk ka përse të ndodhë në këto kushte që jemi sot. Edhe presidenti e mendon një kusht normal pa paragjykime, pa presione të ndryshme të mazhorancës, që do të dalë para një komisioni hetimor. Ky komision duhet të prodhojë një raport pa prapavija politike.
Unë nuk e kam në dorë ta ndaloj këtë si proces se ka ardhur si nismë nga 55 deputetë të mazhorancës. Sipas rregullores, ka një afat të caktuar përsa i përket diskutimit me debat në parlament në lidhje me ngritjen e këtij komisioni. Në konferencën e kryetarëve sot, nuk dola kundër ngritjes së Komisionit, por mendova se zgjidhja e duhur, për shkak se nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, pse jo mos ta shtyjmë. Sepse presidenti aty është fundja, dhe mund ta marrim këtë hap shumë qetë", tha Hajdari.
Zonja Rudina!Me gjithe respektin per ju dhe per objektivitetin e qendrimeve tuaja do te thosha se propozimi juaj nuk eshte me vend.Kjo per faktin se vonesa e procedures se shkarkimit te Likes dhe ketu e kam fjalen;- per personin me te degjeneruar te ketij vendi,per ate qe eshte kapur me presh ne dore me videon e fanshme te 7 &% shit me Dritanin,per ate qe eshte ne video tjeter ku i ben presjon K.Ismailajt duke i kerkuar jo pak por 200.000 euro per ti perdorur per... fushate zgjedhjesh...dhe ti e kupton se cdo beheshin keto para;per sheikun nga skrapari qe implikohet ne dosjen e Cezit se bashku me Berishen...;qe perflitet se ka vjedhur floririn e Krrabes;qe eshte akuzuar per organizimin e vrasjes se deputetit Tom Doshi;qe ka lobuar jo pak per qendrimin ne detyre te mafiozit ish kryeprokuror Llalla ne detyre e per kryebankierin Fullani;qe si krietar i keshillit te drejtesise i ka bere m.... persiper funksionit,duke mos denuar asnje te korruptuar gjyqtar e prokuror te propozuar per mase,perjashto disa perkedheljeve qe ka bere;qe ka veshur oipingat ne lufte kunder Amerikes e BE-se dhe na mburret se eshte i rraces se Avni Rustemit e Mic Sokolit,pavaresisht se eshte i rraces se Haxhi Qamilit dhe te korruptuarve dhe po te ishte gjalle Avniu apo Mici do i kishin hedhur gelbazen surratit e do e kishin rrasur ne ndonje bodrum.Ky person zonja Rudina,iu cili mburret se me parate e rroges se tij (te korrupsionit e te makinacioneve te tij them une sepse eshte as ne kete profesion)dhe te asaj rrugaces pa cizme(se i ka hedhur poshte kunder kryeministrit ne trazirat qe bente para foltores se parlamentit bashke me disa zhurmues te tjere te PD-se e te LSI-se (Paloka,Noka,Strazoshi,Vasillaqi etj)e pa b....,se kushedi se ku i ka harruar,i ka siguruar femijet e tij ne Angli per studime dhe ka nje pallat te tere,ka vilen,te lutem, ne gjirin e Lalzit me WC dhe per macen,ne nje kohe kur ne te tjeret qe punojme qysh 18 vjec dhe kemi dale e po dalim ne pension kemi vetem nje shtepi te kohes se Enverit dhe ajo e amortizuar dhe nje pjese tjeter nuk e kane as ate.Sa per femijet ti cojme ne Angli e Amerike per studime kur punojme thjesht per te rrojtur e kuptoni qe as qe behet fjale per nje familje shqiptare te mesme e te varfer.Dhe se fundi,ky person ka rrezikshmeri te larte shoqerore,sepse i pelqen vetja dhe meqenese ka imunitet dhe eshte ngjitur ne majat e pushtetit,duke perdorur cdo mjet qe i ka ardhur ne dore,te ligjshem e te paligjshem,duke formuar dhe njohje e duke shtrire tentakulat e tij te ndyra ne te gjitha shkallet e pushtetit e te shoqerise, cdo dite qe eshte ne ate detyre nuk do ndalet te punoje,te komplotoje e te sabotoje gjithcka te mire qe tenton te behet ne kete vend.Ky bandit politik nuk e ka merituar te jete ne ate post qysh ne fillim,por e kemi dhurate nga Edi Rama,i cili,ne synimin e tij pert ta hequr nga kemba dhe per te formuar qeverine e asaj kohe, e shtyu ne ate vend,pa menduar per rrezikshmertine e tij.Presidenti i vendit duhet te jete personi me i paster,me i besueshmi ne syte e popullit,me i pakorruptuari dhe me i denji.Me thoni me dore ne zemewr.Mendoni ju se Like Floriri i plotesonte keto kushte per te qene president i bendit?A nuk kishte shqqiperia nje person m4ee te denje se ai? Ka ikur prej kohesh zoti Moisiu,por ama mbshet mend per burre shteti dhe edhe sot qendrimit te tij ne nje rast analog i referohemi,per menyren se se e ka trajtuar dhe e meriton ti thuhet nga i gjithe populli,i majte e i djathte nje"Bravo e madhe dhe fameminderit".Dhe te njejten gje mund te themi dhe pewr Bamir Topin etj etj.Iliri i Floririt etj etj eshte pothuajse ne te njejten shkalle rrezikshmerie me numurin nje bandit te ketij vendi,me Sali Vicidolasin,qe ju e njihni mire se kush eshte dhe se cfare ka bere e cfare ben ore e minute kunder kujtdo qe i del perpara dhe e ve ne dyshim personin dhe autoritetin e tij banditesk.Keta dhe kamikazet qe kane grumbulluar rreth tyre(disa prej te cileve jane agjente te sherbimeve te huaja...)kushtetuten dhe vendin e kane perparesine e fundit dhe e mendojne vetem nese ajo,dmth kushtetuta e ligji nuk prek personin dhe pasurine e tyre.Kete mos e harro kurre dhe meqenese ju jeni e re,me kalimin e kohes keto qe ju themi ne shqiptaret e thjeshte me respekt,do ju jepet mundesia ne te ardhmen ti vertetoni ne praktike.Tani,vecanerisht tani jane krijuar kushtet dhe eshte koha e duhur qe me kete marke te vecante llumi njerezish e me nder politikanesh (gangstere) te merren organet e specializuara dhe gjykatat e reja qe mezi po presim te ngrihen e te funksionojne.Asnje dite s'ka pse te vonohen procedurat kur behet fjale per kriminele,per politikane te degjenruar,te korruptuar e te lidhur me njemije e nje fije me boten e nendheshme te krimit dhe qe me ndihmen e tyre jane ngjitur ne krye te vendit e ne poste te larta per ta sabotuar ate e per tu pasuruar.Si ka mundesi qe per inteeresat e Saliut,Lylit,Monikes e Ilirit te demtohen interesat e ketij populli te varfer qe ka te pakten 30 vjetet e fundit qe aspirojne per demokraci te vertete dhe per te aderuar ne bashkimin europian?Si ka mundesi qe vetem keta te katert (pa llogaritur Dash rakine,Medi Gerdecin e 26 te vrareve,Nardin e oborrit gaztor,Shpeton e me demek cameve qe here i pret timoni djathtas e here majtas,ne varesi ter karrikes qe i ofrohet,apo te Dules qe ben te njejten gje si Sh[petua dhe tani na jane rreshtuar ne nje barrikade) kane te drejte,duan pushtetin ne tavoline dhe te gjithe te tjeret,politikane ose jo,te majte e te djathte ne shqiperi,por sidomos Amerikanet e Europianet,qe i ka gjetur belaja me kete caperke te prishur e kane gabim,sepse nuk bie dakort Likja me te shoqen dhe Saliu me caperken e tij?A nuk duhet ndalur kjo cmenduri?!!
PërgjigjuUne propozoj qe kjo vajze me gjithe keto kapacitete te dali dy here dite ne tv. Ta degjoje populli e ta kuptoje thelle. Turp e faqja zeze
PërgjigjuO zemra, mbllidhi kecat se te kan ikur per lesh
PërgjigjuMeta eshte nete bajge lope
PërgjigjuKjo vajze qenka budallaqe e madhe
PërgjigjuRudina eshte kryetarja e grupit parlamentar demokratik? Dmth atyre qe u nen deputeta shtese? Asaj po I pelqeka te jete deputete dhe pse po behet loloja e Edi Rames e po digjet si individ.
PërgjigjuKjo nje e dy mbas cdo fjale eh eh ben. Nuk di te artikuloje fare
Meten kane per ta pshurrur qente e rruges
Përgjigju