Rudina Hajdari: Krenare e bija e kujt jam. Do vazhdoj të luftoj me të njëjtën mënyrë si babai im

Rudina Hajdari është vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari, ish-dhjetoristit të vrarë në 12 shtator 1998...Dhe nuk e harron këtë fakt. Madje është pikërisht beteja e tij politike që e frymëzoi edhe vetë atë të bëhet politikane, tashmë jo vetëm deputete, por edhe kryetare e grupit parlamentar demokrat.

Thotë se ndihet krenare për mbiemrin që mban, dhe se njëjtë si babai i saj do të luftojë për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Vendimin për të qëndruar në parlament pasi PD-LSI dhe aleatët dogjën mandatet, thotë se demokratët e vërtetë e kuptojnë, pasi ishte pikërisht për të mos i braktisur ata. A e sheh veten në të ardhmen në krye të një partie? Rudina Hajdari thotë se nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë më tutje. Por teksa drejtimi i një partie duket i largët, vizioni i saj i afërt është reforma zgjedhore, të cilën ajo po e kryeson në një komision parlamentar.

"Ndihem krenare e bija e kujt jam, për vendimin tim që mora. Dhe do vazhdoj të luftoj fort për të djathtën shqiptare. Duke qëndruar në parlament unë këtë bëra, nuk i abandonova, nuk i shtypa parimet e mia, nuk bëra konsensus për të marrë vendim kundër këtyre parimeve. Demokratët e vërtetë i kuptojnë shumë mirë fjalët e mia, kjo nuk është tradhti ndaj tyre, qëndrova në parlament për të djathtën. Nuk di dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë më tutje. Beteja ime do varet shumë sidomos në suksesin që do kemi në reformën zgjedhore, unë do jem një nga personat që do e udhëheq këtë reformë. Por do vazhdojmë me ngulm të kemi një ndryshim të sistemi. Pa ndryshimin e tij është e pamundur të kemi reflektim për mënyrën sesi funksionojnë partitë sot. Duke pasur një sistem tjetër, që jep më shumë hapësirë kandidatëve të pavarur, partive për të përfshirë njerëz më përfaqësues ndaj elektoratit, jo të vënë aty për shkak të kryetarit, por sepse janë vërtetë njerëz që do mbështeten nga populli", u shpreh deputetja Hajdari e ftuar në "Repolitix" në Report Tv përball♪7 gazetarit Denis Minga.

Shpjegon edhe përse ishte në listat e PD-së nga kryedemokrati Basha, kur në thelb është për ndryshimin e sistemit në lista të hapura.

"Sa i përket listave na është thënë pse jeni bërë pjesë e listave, kur jeni kundër. Është në të drejtën e dhe të krydemokratit ta thotë, por ajo ishte një listë që zoti Basha nuk i peshoi të gjithë në të njëjtën mënyrë

Jam tejet krenare për mbiemrin që kam. Asnjëherë nuk do t'i kisha marrë këto hapa, apo të bëhesha pjesë e politikës nëse nuk mendoja që kisha dëshirën dhe pasionin për punën që bëj dhe nëse nuk do ti kisha këto element nuk do futesha në politikë. nuk do bëhesha pjesë e kësaj liste.

Edhe kur jam futur në politikë ka qenë periudhë e vështirë, protestash, që pata përballje direkte me çfarë po ndodhte, kisha rezervat e mia por u desh kohë të formoja opinionet e mia, jam treguar e matur, por duke mos braktisur në asnjë moment parimet e mia.

Unë jam e vetëdijshme për mbiemrin që kam. Kjo më jep përgjegjësi më të madhe për të qenë sa më e drejtë në vendimet e mia, jam në një pozicion të vështirë, unë i marr vendimet me një përgjegjësi shumë të lartë. Do vazhdoj të luftoj me të njëjtën mënyrë si babai im për të rivendosur demokracinë në Shqipëri".

1536748464_azemi.jpg


Lajmi kryesor:

Rudina Hajdari në Repolitix: Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit, Meta hoqi dorashkat dhe bëri shumë gafa!


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie