Ministri izraelit i Ekonomisë, Nir Barkat, tha për BBC se ishte “ndoshta” e paqartë nëse Irani do të pranonte planin me 15 pika që thuhet se është propozuar nga administrata amerikane, duke e përshkruar atë si “të bukur në letër”, por që kërkon garanci nëse do të zbatohej.

Ai tha se regjimi iranian “nuk do të ndryshojë”, dhe objektivat kryesore të Izraelit në këtë luftë janë që Irani të mbetet “pa armë bërthamore, pa raketa dhe pa përfaqësues”.

“Nëse arrijmë këtë qëllim nesër, me ta duke ngritur flamurin e bardhë ose duke nënshkruar një marrëveshje dhe duke u angazhuar për të, ose do të kemi nevojë për goditje shtesë ndaj regjimit iranian, përfshirë atë që presidenti Trump, besoj, po planifikon… Kam besim se Presidenti Trump dhe kryeministri Netanyahu janë në një linjë për këto objektiva dhe do t’i arrijmë një mënyrë apo tjetër,” tha ai.

Nga njëra anë, ndoshta Trump po hap diskutime, por ai po sjell edhe trupa në rajon, dhe në thelb po i thotë popullit iranian se ne e kemi seriozisht,” shtoi ai. “Besoj se në fund të këtij raundi, do të arrijmë objektivat, me ose pa marrëveshje.”

Sa i përket pyetjes nëse Izraeli dhe SHBA janë në të njëjtën linjë mbi planin me 15 pika, ai tha: “Le ta lëmë të paqartë.” Heshtje edhe për pyetjen nëse Izraeli është përfshirë në hartimin e propozimeve.


Lajmi kryesor:

Lufta, Pakistani i dorëzon Teheranit planin amerikan të paqes! Irani tallet me Trump: Po negocion me vetveten