Plani i PD-së për të prishur zgjedhjet/ Braçe: E dini ç’ju pret...? Pas burgut vjen izolimi përjetë

Plani i PD-së për të prishur zgjedhjet/ Braçe: E dini ç’ju pret...? Pas burgut vjen izolimi përjetë

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ditën e sotme ka bërë një apel për kundërshtarët politik të opozitës jashtë Parlamentit të cilët kanë vendosur që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, madje kanë thënë se nuk do ti lejojnë të kryhen.

Reagimi i Braçes vjen pas letrës së publikuar ditën e djeshme nga Shqiptarja.com, ku shkruhen porositë e qendrës së Partisë Demokratike që qarkullon mes militantëve demokratë për të prishur zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në këtë letër të PD-së janë parashtruar 6 pika ku strategjia kryesore është rritja e tensionit deri në kulmimin e tij në bllokimin e zhvillimit të zgjedhjeve të dielën.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale Braçe iu kërkon opozitarëve të reflektojnë për ndëshkimin që i pret pas këtij vendimi, si dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

Ndër të tjera Braçe shkruan se pas burgu dhunuesit e zgjedhjeve do ti presë izolimi për jetë.

Mesazhi i plotë i zv.kryeministrit Braçe:

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO! POR E KEQJA SU VJEN NGA NE! PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI! PREJ SAJ VJEN BURGU DHE PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM! Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori! Si thoni, “te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu? Si vijoni, “eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu? Si e mbyllni, “te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR. Jo per ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan! Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes! Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij, askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin, tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni! Nga perballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne, pra pamundesoni votimet! #7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi perjete! Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet me asgje, zero, duke nisur nga placka qe keni vene. A ja vlen? Une them jo! A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores? A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise? Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje, sa te pabarabarte jeni me ta dhe sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata! Dite te mire!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/06/2019 12:56

    Rrnofte Borisha kalle he birrr tan Shwünom

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë