Mediat kosovare kanë dhënë detaje rreth planit për veriun dhe zyrën administrative.
Udhëheqës i Zyrës administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs. Pas këtij hapi, sipas burimeve të gazetës “Express”, do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit.

Diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, derisa e përjashtojnë statusin special për veriun. 
Oliver Ivanovic thotë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina. Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.

“Express” më tej thotë që se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.

“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise, sipas Express.

Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi.
/rg/shqiptarja.com