Ideja u bë publike nga Rama në Konferencën seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”, ndërsa pritet që pasi të artikulohet ti prezantohet dhe sipërmarrësve
”Po përgatisim një plan. Mund ta them si ide se kur ta artikulojmë do ia prezantojmë sipërmarrësve. Duam të çlirojmë sipërmarrjen e madhe. Të paktën 1000 tatim paguesit më të mëdhenj nga kontrollet tatimore. Nuk duam të kontrollojmë më sipërmarrjen e madhe duam që sipërmarrja e madhe të vetëkontrollohet përmes auditit nga 4 kompantitë e mëdha dhe kontrolli të bëhet në përputhshmëri të plotë me respektin e sipërmarrësve”- tha Rama.
Për herë të parë kryeministri Rama fdekonspiroi dje një plan fiskal, i cili parashikon përjashtimin e sipërmarrjeve më të mëdha të vendit – të ashtuquajturit VIP – të përfshirë në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, nga kontrolli tatimor dhe vetëkontrollin e tyre përmes një auditi. Ideja u bë publike nga Rama në seminarin e djeshëm rajonal, ndërsa pritet që, pasi të specifikohet më qartë, t’u prezantohet sipërmarrësve.
”Po përgatisim një plan. Mund ta them si ide, se, kur ta artikulojmë, do t’ua prezantojmë sipërmarrësve. Duam të çlirojmë sipërmarrjen e madhe, të paktën 1.000 tatimpaguesit më të mëdhenj, nga kontrollet tatimore. Nuk duam të kontrollojmë më sipërmarrjen e madhe, duam që sipërmarrja e madhe të vetëkontrollohet përmes auditit nga katër kompanitë e mëdha dhe kontrolli të bëhet në përputhshmëri të plotë me respektin e sipërmarrësve”, tha Rama.
SYNIMI
Kjo ide mund të krijojë, në rast se vihet në zbatim, një hapësirë të mirë për të çliruar energji dhe forca fizike në administratën fiskale, që mund të përdoren për të kontrolluar më mirë pjesën tjetër të tatimpaguesve në vend. Kjo mund të përdoret edhe në formën e një projekti-pilot, që do të shtrihej më pas në nivelet më të ulta të tatimpëguesve. Ideja e përdorimit të audituesve të huaj për të mbyllur bilancet e kompanive më të mëdha niset edhe nga besueshmëria e kompanive të mëdha ndërkombëtare të auditit, që praktikisht shmangin rrezikun e evazionit fiskal, pasi ato kanë reputacionin si objektiv primar. Një gjë e tillë nuk do të shmangte kontrollet nga Tatimet, edhe mbi auditet, për të provuar drejtësinë e tyre, në raste të veçanta.
SUBJEKTET
Ndër grupet më të mëdha të biznesit në vend, nisur nga xhiroja e regjistruar në Tatime gjatë vitit të kaluar financiar, përfshihen “Çalik Group”, që zotëron tri kompani të mëdha në vend, BKT, “Albtelecom” dhe “Eagle Mobile”, me xhiro të kombinuar prej rreth 54 miliardë lekësh në 2012-n; “Kastrati Group”, me 52 miliardë lekë xhiro; “Balfin” me rreth 44 miliardë lekë; “Agna” me 21 miliardë lekë dhe “Infosoft” me një xhiro prej 20.4 miliardë lekësh.
Si kompani të huaja, fitimet më të larta i kanë patur gjatë vitit të kaluar Vodafone Albania, Raiffeisen Bank, AMC, Banka Kombëtare Tregtare, Beralb, Banka Intesa SanPaolo, Tirana International Airport dhe Simmons Edeco Ltd.
Ideja u bë publike nga Rama në Konferencën seminarin Rajonal të Nivelit të Lartë me temë “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore-Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”, ndërsa pritet që pasi të artikulohet ti prezantohet dhe sipërmarrësve . Seminari i cili u zhvillua sot paradite në Hotel Sheraton është vijim i bashkëpunimit trevjeçar të Bankës së Shqipërsië me Universitetin e Oksfordit.
Lajmi u perditesua
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)