Plani i ri Frekuencor, AMA me ekspertët e BE-së dhe operatorët kombëtarë

Plani i ri Frekuencor, AMA me ekspertët e BE-së dhe operatorët kombëtarë

Lirimi i brezit frekuencor 700MHz, i njohur si DD2, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve institucionalë dhe privatë të përfshirë në këtë proces me qëllim finalizimin e tij brenda afateve të rekomanduara në aktet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

AMA ka nisur një javë diskutimesh pune mes operatorëve kombëtarë (publikë dhe privatë) me grupin e ekspertëve të BE-së, të përfituar nga pala shqiptare në kuadër të asistencës teknike për lirimin e DD2 nga transmetimet audiovizive.

Gjatë këtyre takimeve kanë nisur të shtjellohen në detaje çështje teknike mbi planin e migrimit të frekuencave, çështje teknike mbi planin e ri frekuencor shqiptar, planin e caktimeve, si dhe çështje të sinkronizimit të rrjetit.

Gjerësisht diskutimet u ndalën në detajet teknike në lidhje me infrastrukturën e nevojshme për implementimin e ndryshimeve që sjell ky proces. Grupi i ekspertëve të premten më 11 mars do të vizitojë edhe pika të transmetimit audioviziv për të patur një një tabllo sa më reale dhe të qartë për çdo rekomandim që do të ofrojë në këtë proces.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë